ud kryeprokurori kelmendi u informova nga mediat per shkarkimin tim eshte vendim arbitrar sepse kpk ska pasur kuorum vendimin do ta atakoj ne gjykate 691f1a0037d18

UD Kryeprokurori Kelmendi: U informova nga mediat për shkarkimin tim, është vendim arbitrar sepse KPK s’ka pasur kuorum, vendimin do ta atakoj në gjykatë

November 20, 2025
1 minut lexim

 Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është shkarkuar nga kjo pozitë në mbledhjen e së enjtes me vendim të marrë nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Sipas përbërjes aktuale, kuorumi për vendimmarrje në KPK është gjashtë anëtarë, ndërsa në mbledhjen e së enjtes, edhe pse ishin fillimisht dhjetë anëtarë në takim, gjatë takimit pesë prej tyre e kanë lëshuar takimin si shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit, ndërsa vendimi për shkarkimin e UD Kryeprokurorit e morën pesë anëtarët e mbetur.  Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, tha se për shkak të largimit të kundërligjshëm të anëtarëve të tjerë, takimi vazhdon.

UD Kryeprokurori Besim Kelmendi i kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi” tha se nga mediat është informuar për vendimin për shkarkimin e tij.

“Për besë, u informova nga mediat për shkarkimin tim. Është vendim arbitrar, vendim i kundërligjshëm sepse dihet fare mirë që KPK s’ka pas kuorum. Posa ta pranoj një vendim të tillë, natyrisht se do ta atakoj në gjykatë”, tha Kelmendi.

Në anën tjetër, KPK në këtë takim pa kuorum, po ashtu ka caktuar si ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit, prokurorin Agron Qalaj. Ky i fundit, i kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, tha se nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur në KPK.

“Kush more… Sen nuk di çka ka vendos Këshilli”, tha Qalaj.

Në mbledhjen e së enjtes në KPK, kanë vazhduar akuzat e ndërsjella në mes të anëtarëve të KPK-së, ndërsa kërkesa e zëvendëskryetares së KPK-së, për shkarkimin e UD Kryeprokurorit Kelmendi, ka nxitur reagimin e pesë anëtarëve të KPK-së, të cilët e kanë lëshuar takimin përfshi Besim Kelmendin, Veton Shabanin, Arian Gashin, Visar Krasniqin dhe Dardan Vuniqi.

Ndërsa takimin pa kuorum e kanë vazhduar Kryesuesi Ardian Hajdaraj dhe anëtarët Jetish Maloku, Milot Krasniqi, Jehona Grantolli dhe Ariana Shajkovci. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sllovaki kosove forma vlera dhe renditja e dy kombetareve 691f19f35e556
Lajmi i mëparshëm

Sllovaki – Kosovë, forma, vlera dhe renditja e dy kombëtareve

shiste lende narkotike ne shengjin kapet ne flagrance 26 vjecari 691f1aa36b5b4
Lajmi i radhës

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë