uck qeveria nuk e mbeshtet protesten mickoski do kujdesemi qe mos te kete incidente apo provokime 6939adcec014a

UÇK/ Qeveria nuk e mbështet protestën – Mickoski: Do kujdesemi që mos të ketë incidente apo provokime

December 10, 2025
1 minut lexim

Shkup, 10 dhjetor – Në prag të protestës të së shtunës tek Sheshi Skënderbeu e organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se shteti do të angazhohet për t’u kujdesur për pjesëmarrësit që gjithçka të kalojë në qetësi dhe të mos ketë provokime e incidente.

“Qeveria nuk e mbështetë dhe nuk kemi ndërmend ta mbështesim. Gjithsesi ne do të kujdesemi që kjo të kalojë në rendin më të mirë, të mos ketë incidente, të mos ndodhë diçka që nuk duam të ndodhë. Nuk bëhet fjalë për asnjë marrëveshje politike. Ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka nga pranimi në kufi e deri te realizimi dhe përfundimi i protestës. Për këtë janë informuar dhe partnerët tanë strategjik ndërsa kemi formuar dhe shtab të krizës për të ndjekur të gjitha aktivitetet 24 orë para dhe pas protestës”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Mickoski tha se protesta është organizuar nga BDI-ja ndërsa shprehi keqardhje që partneri qeveritar Izet Mexhiti e mbështetë atë.

“Supozoj se ky vendim i Mexhitit është nën presion të organizatorëve duke menduar se nëse nuk i mbështetë, do të humbë pikë politike, gjë që mendoj se është vendim i gabuar. Qëllimi është i qartë, dikush po përpiqet të mobilizohet në mënyrë të tillë, e kam fjalën për BDI-në. Mendojnë se kështu do t’i mobilizojnë votuesit e tyre”, shtoi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Protesta do të mbahet më 13 dhjetor duke filluar nga ora 13, tek sheshi Skënderbeu. /Alsat.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksioni policor ne rmv pthp 12 persona nen hetim per trafik armesh dhe lende narkotike 6939a6b91cad5
Lajmi i mëparshëm

Aksioni policor në RMV, PTHP: 12 persona nën hetim për trafik armësh dhe lëndë narkotike

manovruan ose parkuan keq duke shkaktuar trafik policia gjobit 2 mije shofere brenda 24 oreve ne tirane 6939afd42beab
Lajmi i radhës

Manovruan ose parkuan keq duke shkaktuar trafik, policia gjobit 2 mijë shoferë brenda 24 orëve në Tiranë

Të fundit nga

Shpërthen Benita: Elijona ka shumë fytyra!

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita, ka deklaruar se Elijona ka shumë fytyra, dhe sipas saj, nuk është aq engjëllore sa duket. Në fakt, teksa bisedonte me Klodin, Benita

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

Sikur ‘carbonara’ të kishte këmbë, sot do të kërcente nga gëzimi. Në orën 10:44, në New Delhi, Komiteti Ndërqeveritar i UNESCO-s dha zyrtarisht miratimin: kuzhina italiane hyn në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të
ShkoLartë