uck braktis bdi aki hazbi lika dhe gezim ostreni shihen perkrah vlen 68fbef8e90ba7

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

October 24, 2025
1 minut lexim

Shkup, 24 Tetovë – Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po përjeton një tronditje të fortë. Dy figura të njohura të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni, janë parë publikisht në takime miqësore me drejtuesit e koalicionit opozitar VLEN, duke sinjalizuar një distancim të qartë nga BDI-ja dhe Aleanca për Integrim (AKI), shkruan Zhurnal.mk.

Në njërën anë, Gëzim Ostreni, ish gjenerali i njohur dhe një ndër figurat më të respektuara të periudhës së pasluftës, zhvillon një bisedë të përzemërt me Izet Mexhitin, ndërsa në anën tjetër sot, Hazbi Lika, një prej personaliteteve me peshë të madhe në strukturat e ish-UÇK-së dhe në zhvillimet politike pas konfliktit të vitit 2001, u pa duke mbështetur Bilall Kasamin në Tetovë.

Pamjet, që tashmë po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, kanë ngjallur shumë reagime në opinionin publik, duke u interpretuar si një moment historik për kampin opozitar shqiptar.

Këto sinjale vijnë në një kohë kur BDI po përballet me pakënaqësi të thella në bazë dhe me humbje të ndjeshme në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Burime nga terreni për “Zhurnal” theksojnë se ky pozicionim i Likës dhe Ostrenit nuk është i rastësishëm. Ai shihet si shenjë e qartë se strukturat e dikurshme të UÇK-së po i bashkohen vizionit të ri të përfaqësimit politik shqiptar, të udhëhequr nga koalicioni VLEN.

Koha e ndryshimit ka ardhur, dhe ajo po mbështetet edhe nga ata që dikur i dhanë shumë këtij vendi në kohë lufte e paqeje. Kjo lëvizje e befasishme përforcon bindjen se në raundin e dytë të zgjedhjeve, më 2 nëntor, valën e ndryshimit do ta udhëheqin jo vetëm qytetarët e zhgënjyer, por edhe figurat simbol të luftës dhe të rezistencës kombëtare.

Me këtë mbështetje, VLEN po hyn në fazën përmbyllëse të garës me një energji të re, duke u shndërruar në një forcë të gjerë gjithëpërfshirëse, që bashkon qytetarët dhe idealet për barazi, dinjitet dhe zhvillim të vërtetë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali konferenca e sotme e ali ahmetit tregoi krizen e brendshme ne bdi 68fbe875e48b6
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali: Konferenca e sotme e Ali Ahmetit tregoi krizën e brendshme në BDI

gara per tiranen gjekmarkaj flor binaj perfaqeson zerin e qytetareve ka rruge te gjate nga pelqimi te vota por 68fbf19438020
Lajmi i radhës

Gara për Tiranën, Gjekmarkaj: Flor Binaj përfaqëson zërin e qytetarëve! Ka rrugë të gjatë nga pëlqimi te vota, por…

Të fundit nga

ShkoLartë