UBO ANKETA

UBO: Në Çair VLEN me epërsi të qartë ndaj Aleancës Kombëtare për Integrim

August 26, 2025
1 minut lexim

Nëse zgjedhjet lokale në Komunën e Çairit do të zhvilloheshin javën e ardhshme, koalicioni VLEN do të dilte fitues bindës përballë Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), duke shënuar një diferencë të ndjeshme në mbështetjen qytetare.

Rezultatet e anketës së realizuar nga Agjencia UBO tregojnë se 46% e të pyeturve do të votonin kandidatin e VLEN-it për kryetar komune, ndërsa vetëm 34.9% do të mbështesnin kandidatin e AKI-së.

Diferenca mbi 11 pikë përqindje vlerësohet si një tregues i qartë i prirjes elektorale, që pasqyron vazhdimësinë e vullnetit politik të shprehur edhe në zgjedhjet parlamentare të fundit.

Kjo anketë shënon pulsimin e elektoratit në prag të një vjeshte zgjedhore, e cila pritet të jetë vendimtare për orientimin politik dhe qeverisjen lokale në Çair.

UBO ANKETA

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

banoret e gazes largohen nga shtepite e tyre teksa izraelitet vazhdojne bombardimet 68ad9fa57cd84
Lajmi i mëparshëm

Banorët e Gazës largohen nga shtëpitë e tyre teksa izraelitët vazhdojnë bombardimet

ne tremujorin e dyte renie prej 63 per qind te udhetareve me autobus ne nivel vjetor 68ada1169a9c8
Lajmi i radhës

Në tremujorin e dytë rënie prej 6,3 për qind të udhëtarëve me autobus në nivel vjetor

Të fundit nga

ShkoLartë