u vra pas sherrit per nje kafe ne lokal del fotoja e te riut aranit kurti 68f8a5d4dfdbd

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

October 22, 2025
1 minut lexim

Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz të Durrësit.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamarieri i është përgjigjur se ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe.

Më pas, Danieli i ka kërkuar që ta ndezë ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit të cilin e njihte. Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua.

Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin. Vrasjet të dyja jashtë lokalit, pas nisjes së sherrit brenda në lokal.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edhe lsdm del me vleresimet e saj me kete rezultat obrm pdukm do te kishte 52 deputete kurse ne 21 68f8a3d2dcebe
Lajmi i mëparshëm

Edhe LSDM del me vlerësimet e saj: Me këtë rezultat, OBRM-PDUKM do të kishte 52 deputetë, kurse ne 21

klahoma mund houston ne kohen e dyte shtese 68f8a63523548
Lajmi i radhës

klahoma mund Houston në kohën e dytë shtesë

Të fundit nga

ShkoLartë