u vra me thike ne ksamil nga roja i principotes publikohet fotoja e turistit portugez 6a85d0f11ecd1

U vra me thikë në Ksamil nga roja i “Principotes”, publikohet fotoja e turistit portugez

August 19, 2026
1 minut lexim

Hetimet për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil kanë zbardhur një dinamikë më të gjerë të ngjarjes, ku sipas të dhënave të deritanishme përfshihen klientë, kamerierë, truproja dhe punonjës policie. Për rastin janë arrestuar 11 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

21-vjeçari kishte ardhur për pushime në rivierën shqiptare me një agjenci turistike të huaj, si pjesë e një grupi të rinjsh nga Portugalia dhe Franca. Konflikti nisi në klubin e natës “La Guerre”, pjesë e kompleksit “Principotes”, dhe dyshohet se shkak ishte një vajzë.

Sipas të dhënave nga hetimet, David Heurtevent ishte personi që u konfliktua fillimisht me turistin dhe e goditi me grushte. Më pas në përplasje u përfshinë edhe pjesëtarë të stafit të lokalit.

Hetuesit dyshojnë se Sokrat Lipan alias Vata e ka nxjerrë 21-vjeçarin jashtë klubit, drejt shezlongëve të beach bar-it “Paradise”, ku më pas e ka goditur me thikë për vdekje.

Para grupit hetimor, Vata ka dhënë një tjetër version për armën e krimit. Ai ka deklaruar se thika i përkiste turistit portugez dhe se gjatë konfliktit ia kishte marrë nga dora. Ky pretendim po verifikohet nga hetuesit në kuadër të rindërtimit të plotë të dinamikës së ngjarjes.

Pas krimit, Vata dyshohet se është ndihmuar të largohej nga Moisid Matushaj, efektiv policie që punonte gjithashtu si truprojë në kompleks. Sipas hetimeve, Matushaj e transportoi me automjet deri në qendër të Ksamilit dhe më pas u kthye në lokal.

Vata ra më pas në kontakt me dy shtetas turq, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, të cilët po e transportonin drejt Tiranës. Ai u kap pesë orë pas vrasjes në Levan të Fierit, i fshehur në bagazhin e automjetit.

Në kërkim janë David Heurtevent dhe pronari i lokalit, Bekim Bulica. Ndërkohë, kamerierët Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani dhe Murat Zhabina akuzohen se janë përfshirë në dhunimin e turistit.

Hetimet përfshijnë edhe punonjës sigurie që ndodheshin në lokal dhe dyshohet se nuk ndërhynë dhe nuk njoftuan Policinë, mes tyre Luciano Seferi, punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier, dhe Romeo Shehu, polic bashkiak në Gjirokastër.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

akp nxjerr ne shitje 258 asete te ndermarrjeve shoqerore ne te gjithe kosoven 6a85d0741d48e
Lajmi i mëparshëm

AKP nxjerr në shitje 258 asete të ndërmarrjeve shoqërore në të gjithë Kosovën

mbreteresha camilla rrefen veshtiresine per te heshtur per semundjen e mbretit charles 6a85d151b3c18
Lajmi i radhës

Mbretëresha Camilla rrëfen vështirësinë për të heshtur për sëmundjen e mbretit Charles

Të fundit nga

ShkoLartë