u vra me arme zjarri ne sallen e gjyqit neser zhvillohen homazhet ne nder te gjyqtarit astrit kalaja 68e4c33520f81

U vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, nesër zhvillohen homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja

October 7, 2025
1 minut lexim

Nesër (8 tetor) do të përcillet për në banesën e fundit gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u vra dje në sallën e gjyqit me armë teksa po jepte verdiktin për një konflikt pronësie.

Në njoftimin e vdekjes të gjyqtarit thuhet se Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom-Golem, Shkodër.

Gjithashtu nesër e mërkurë, datë 8 tetor 2025, ora 9:00-11:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë do të mbahen homazhet në nder të të ndjerit.

Ndërkohë sot familja e të ndjerit do të presë vizita.

“Vizita priten në shtëpinë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit, ish Ambasada Jugosllave, Tiranë, ditën e martë, datë 7 tetor 2025 prej orës 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00”, thuhet në njoftimin e vdekjes të publikuar nga familjarët e gjyqtarit të ndjerë.

Ngjarja

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasditen e së hënës pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor.

Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë  e bir.

Në pranga deri më tani kanë rënë autori i ngjarjes, Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi si dhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Kalaja u shoqërua në spital, po pa mundur të mbijetojë. Dy të plagosurit, atë e bir, gjenden nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Hetimi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja po kryhet nga Prokuroria e Posaçme, e cila po verifikon arsyet e dështimit të masave të sigurisë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takim i fshehte filipce sela a eshte struga pjese e marreveshjes 68e4c1d31189b
Lajmi i mëparshëm

Takim i fshehtë Filipçe–Sela, a është Struga pjesë e marrëveshjes?

dueli me serbine duka nuk eshte finalja e sylvinhos por po nuk shkuam ne boteror 68e4c393ed21a
Lajmi i radhës

Dueli me Serbinë, Duka: Nuk është finalja e Sylvinhos, por po nuk shkuam në Botëror…

Të fundit nga

ShkoLartë