u sulmua nga rama ild merr vendimin per prokuroren elsa gjeli 68cd5c9695eb5

U sulmua nga Rama, ILD merr vendimin për prokuroren Elsa Gjeli

September 19, 2025
min lexim

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka marrë vendimin për të mos nisur hetimet lidhur me prokuroren Elsa Gjeli, pas sulmit ndaj saj të kryeministrit Edi Rama lidhur mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.

“Arkivimin pas verifikimit të ankesës së Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, të regjistruar me nr. 2138 prot., datë 10.07.2025, ndaj veprimtarisë së magjistrates znj.Elsa Gjeli, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër”, thuhet në vendim.

ILD ka konkluduar se nuk konstatohen paraprakisht elementë juridikë apo faktikë të cilët krijojnë një dyshim të arsyeshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj magjistrates Elsa Gjeli.

Vendimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë:

Lënda:

Njoftim mbi vendimin e arkivimit të ankesës pas verifikimit

MINISTRIT TË DREJTËSISË

ULSI MANJA Bulevardi “Zog I-rë”

Tiranë

Për dijeni:

Znj. Elsa Gjeli

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër

Ju vëmë në dijeni se, Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) pas shqyrtimit fillestar të ankesës tuaj, të regjistruar me nr. 2138 prot., datë 10.07.2025, ndaj veprimtarisë së magjistrates znj. Elsa Gjeli, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, si dhe referuar vendimit nr. 2138/3 prot., datë 15.07.2025 të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë “Për verifikimin pas shqyrtimit fillestar të ankesës” dhe informacionit të marrë, ka konkluduar se, nuk konstatohen paraprakisht elementë juridikë apo faktikë të cilët i krijojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë një dyshim të arsyeshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj magjistrates znj. Elsa Gjeli me detyrë prokurore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Për këtë arsye, është vendosur arkivimi pas verifikimit të ankesës tuaj, bazuar në nenin 122, pika 4 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Në mbështetje të nenit 119, pika 4 dhe nenit 122, pika 5 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bashkëlidhur këtij njoftimi, ju lutemi, të gjeni një kopje të vendimit të arkivimit të ankesës.

Në përputhje me nenin 122, pika 5 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ju keni të drejtë të ankimoni këtë vendim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, brenda 1 (një) jave nga data e marrjes së vendimit të arsyetuar.

INSPEKTORI I LARTË DREJTËSISE SHQIPE ARTE ID

Artur Metani

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjykata penale shqiptoi paraburgim per te dyshuarin kryesor per zjarrin ne trubareve 68cd5b30d02de
Lajmi i mëparshëm

Gjykata Penale shqiptoi paraburgim për të dyshuarin kryesor për zjarrin në Trubarevë

raheem sterling mund te ribashkohet me brendan rodgers 68cd5cf5013bd
Lajmi i radhës

Raheem Sterling mund të ribashkohet me Brendan Rodgers

Të fundit nga

ShkoLartë