u sulmua nga nje dron ne ujerat tuniziane perfshihet nga flaket anija me greta thunberg ne bord tunizia mohon te kete patur sulm 68bff88604755

“U sulmua nga një dron në ujërat tuniziane”/ Përfshihet nga flakët anija me Greta Thunberg në bord, Tunizia mohon të ketë patur sulm

September 9, 2025
1 minut lexim

Në një nga videot e kamerës së brendshme, të publikuara nga llogaritë e Global Sumud Flotilla, anija e nisur për në Gaza, në bordin e së cilës ndodhet edhe aktivistja Greta Thunberg, shihet një objekt fluturues i përfshirë nga flakët që bie mbi anijen.

E njëjta skenë është filmuar edhe nga një tjetër anije. GSF, e ankoruar larg brigjeve të portit tunizian të Sidi Bou Said konfirmon se një nga anijet e saj është goditur nga ajo që duket të jetë një dron, shkruajnë organizatorët, duke shtuar gjithashtu se burrat dhe gratë në bord janë mirë.

Anija në fjalë është Family Boat, anija kryesore e ekspeditës që transporton anëtarët e komitetit drejtues, mes të cilëve edhe Greta Thunberg.

Ministria e Brendshme e Tunizisë thotë se lajmet për një dron mbi GSF nuk kanë asnjë bazë dhe se në vend të kësaj, ka shpërthyer një zjarr në bord. Sipas hetimeve të para, është verifikuar një zjarr mes jelekëve të shpëtimit në bord.

“Hetimet janë ende në vazhdim dhe nuk janë konstatuar dronë”, deklaron Garda Kombëtare.

“Ka qenë 100% një dron që ka hedhur një bombë”, janë të bindur aktivistët në bord.

Anija me flamur portugez ka pësuar dëme në kuvertën kryesore dhe në hapësirat e magazinimit poshtë kuvertës, sipas burimeve nga GSF.

Pas lajmit, dhjetëra persona u mblodhën jashtë portit të Sidi Bou Said, ku ndodheshin anijet e flotiljes në momentin e incidentit, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe duke thirrur “Palestina e lirë”.

Global Sumud Flotilla është një nismë ndërkombëtare që synon të thyejë bllokadën detare izraelite dhe të dërgojë ndihma humanitare në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta, duke përdorur anije civile të mbështetura nga delegacione nga 44 vende.

Izraeli ka vendosur një bllokadë detare mbi enklavën bregdetare që kur Hamasi mori kontrollin e Gazës në vitin 2007, duke deklaruar se qëllimi është të pengohet hyrja e armëve te grupi militant.

Bllokada ka mbetur në fuqi gjatë luftës aktuale. Në fillim të marsit, për tre muaj, qeveria izraelite izoloi Gazën nga toka, duke mos lejuar hyrjen e furnizimeve dhe duke shkaktuar mungesë të përhapur ushqimi.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izraeli kerkojme ti japim fund luftes ne gaza bazuar ne propozimin e presidentit trump 68bff6d3add32
Lajmi i mëparshëm

Izraeli: Kërkojmë t’i japim fund luftës në Gaza bazuar në propozimin e presidentit Trump

IZET MEXHITI LD
Lajmi i radhës

Mexhiti: Osmani pranoi indirekt takimet me Gruevskin, e ftoj në duel për të zbardhur të vërtetën

Të fundit nga

ShkoLartë