u shuan ne lule te rinise ne aksidentin fatal ne sarande keto ishin dy motrat qe mbeten viktime 68abf7b1d8b6c

U shuan në lule të rinisë në aksidentin fatal në Sarandë, këto ishin dy motrat që mbetën viktimë

August 25, 2025
1 minut lexim

Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal mbrëmjen e djeshme, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur.

Ky është bilanci i rëndë i një aksidenti që iu mori jetën dy motrave nga fshati Kopaçëz i Delvinës mbrëmjen e të dielës.

Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.

Në mjet bashkë me dy motrat që morën plagë fatale nga përplasja udhëtonte edhe një vajzë tjetër, Antonela Zhupa 24 vjeçe rezulton e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 20:15 të mbrëmjes në vendin e quajtur “Pularia”. Në vendin e aksidentit shkuan forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të plagosurit. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pikat kufitare deri ne 1 ore pritje per dalje nga dheu i bardhe 68abf7013513f
Lajmi i mëparshëm

Pikat kufitare: Deri në 1 orë pritje për dalje nga “Dheu i Bardhë”

garanci sigurie per kievin rusia ben hapa drejt zgjidhjes diplomatike 68abf813aeb68
Lajmi i radhës

Garanci sigurie për Kievin, Rusia bën hapa drejt zgjidhjes diplomatike

Të fundit nga

ShkoLartë