Presidenti amerikan Donald Trump i është drejtuar Gjykatës së Lartë të SHBA për të anuluar vendimin e gjykatave më të ulëta që e shpallën fajtor për abuzim seksual dhe shpifje ndaj gazetares E. Jean Carroll, dhe që e detyruan të paguajë 5 milionë dollarë dëmshpërblim.
Në apelimin e bërë të hënën, Trump pretendon se gjykatësi Lewis Kaplan bëri “gabime serioze” gjatë procesit gjyqësor, duke lejuar dëshmitë e dy grave të tjera që e akuzuan për sulme seksuale në të kaluarën dhe publikimin e famshëm të videos “Access Hollywood”, ku Trump dëgjohet të thotë se i “kap dhe i puth gratë” pa pëlqimin e tyre.
Trump e akuzon Carroll për shpifje, duke theksuar se ajo “nuk solli asnjë provë, dëshmitar apo raport policor” dhe se “priti mbi 20 vite për ta sulmuar politikisht” pas zgjedhjes së tij si president.
E. Jean Carroll kishte paditur Trump duke pretenduar se ai e kishte ngacmuar seksualisht në një dyqan në Nju Jork në vitet ’90 dhe më pas e kishte fyer publikisht kur mohoi ngjarjen në vitin 2019.
Apelimi i Trump ende nuk është pranuar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë, e cila pritet të vendosë nëse do ta shqyrtojë çështjen.
Ndërkohë, një tjetër juri në janar e dënoi Trump-in me 83 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje të përsëritur ndaj Carroll. Edhe për këtë rast, presidenti ka kërkuar rishikim nga një panel më i gjerë gjyqtarësh federalë, ndërsa Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar sqarim nëse imuniteti presidencial mund të hiqet për veprime të kryera gjatë detyrës zyrtare.
Top Channel
Burimi: top channel


