u shkarkua apo dha doreheqjen ilir proda artan hoxha u detyrua ja kush ia preu mandatin 69a8c0619fb2a

U shkarkua apo dha dorëheqjen Ilir Proda? Artan Hoxha: U detyrua, ja kush ia preu mandatin

March 5, 2026
1 minut lexim

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Opinion” këtë të enjte, 4 mars, komentoi shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

Hoxha u shpreh se Proda u detyrua që të largohet nga detyra. Ai përmendi dhe raste të mëhershme të shkarkimeve të drejtorëve të Policisë së Shtetit. Sipas tij, në shumë raste, drejtorët janë shkarkuar nga kryeministri, sipas kalkulimeve që kreu i qeverisë ka bërë.

“Është sekuestruar celulari i Prodës. Ndërsa, SPAK thotë se nuk është marrë celulari i drejtorit të Policisë. Po të kishte hetim, SPAK do vepronte dhe do merrej vesh. Nëse ka hetim konkret, do kuptohej. Besoj se nëse SPAK do kishte hetim ndaj Prodës, ky fare mirë mund të ishte motivimi për shkarkimin e Prodës. Por, Ilir Proda është detyruar të japë dorëheqjen. Drejtori i Policisë së Shtetit është liruar nga detyra sipas njoftimit zyrtar, pasi u zgjodh me konkurs.

Dua të tregoj pak dhe historinë me drejtorët e policisë. Rama nuk ka respekt për postin e drejtorit të Policisë. Kryeministri ua ka prerë mandatin kur ka dashur. Është Edi Rama që vendos, duke bërë llogaritë e veta. Artan Didi u shkarkua papritur, edhe Gledis Nano kështu u shkarkua. Kreu i qeverisë shpik konkurset për zgjedhjen e kryepolicit dhe më pas i shkarkon”, tha Hoxha.

Pas 17 muajsh në krye të Policisë së Shtetit, Ilir Proda është shkarkuar nga detyra më 1 mars. Shkak është bërë mosmenaxhimi i duhur i tubimit të opozitës, si dhe fakti që Policia e Shtetit nuk arriti të sigurojë rendin dhe qetësinë publike.

Bëhet fjalë për episode ku veprimet e protestuesve dhe policisë prodhuan jo pak tensione dhe cenuan rendin dhe sigurinë e qytetarëve, veçanërisht me lejimin e protestuesve që të hynin në qendër të qytetit, në zonën e ish-Bllokut.

Në këtë zonë protestuesit hodhën molotovë dhe mjete piroteknike edhe drejt Vilës 31, brenda së cilës ndodheshin vizitorë të huaj, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nderprerje energjie shperthime e drone te rrezuar ne irak 69a8bebdd2962
Lajmi i mëparshëm

Ndërprerje energjie, shpërthime e dronë të rrëzuar në Irak

28 vjetori i epopese se uck se neser mblidhet qeveria 69a8c09db8b6a
Lajmi i radhës

28 vjetori i Epopesë së UÇK-së, nesër mblidhet Qeveria

Të fundit nga

ShkoLartë