u rrezua dhe mbeti i shtrire per me shume se 16 ore shpetohet nga zjarrfikesit i moshuari ne vlore 68d93b268eb2e

U rrëzua dhe mbeti i shtrirë për më shumë se 16 orë, shpëtohet nga zjarrfikësit i moshuari në Vlorë

September 28, 2025
1 minut lexim

Ngjarja është regjistruar në lagjen “28 Nëntori”, ku një i moshuar që jeton i vetëm është gjendur i shtrirë në dysheme për më shumë se 16-17 orë, pa pasur mundësi të ngrihej në këmbë pas një rrëzimi.

Fatmirësisht, fqinjët kanë dëgjuar thirrjet e tij për ndihmë dhe kanë njoftuar zjarrfikësit. Shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur hapjen e derës së apartamentit, duke i ardhur në ndihmë të moshuarit.

Ky rast është një tjetër dëshmi e plagës sociale që po përhapet gjithnjë e më shumë në vendin tonë: braktisja dhe vetmia e të moshuarve.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pjesemarrja e grave ne zgjedhjet lokale larg barazise gjinore 68d93a7ff2bac
Lajmi i mëparshëm

Pjesëmarrja e grave në zgjedhjet lokale, larg barazisë gjinore

stellantis ka prezantuar nje teknologji te re baterish qe premton te revolucionarizoje tregun e automjeteve elektrike 68d93b5099b8b
Lajmi i radhës

Stellantis ka prezantuar një teknologji të re baterish që premton “të revolucionarizojë” tregun e automjeteve elektrike

Të fundit nga

ShkoLartë