u raportua e zhdukur 50 vjecarja gjendet e vdekur ne lumin vardar ne shkup 69b340a1f1e2d

U raportua e zhdukur, 50-vjeçarja gjendet e vdekur në Lumin Vardar në Shkup

March 13, 2026
1 minut lexim

Trupi i një gruaje 50-vjeçare është nxjerrë nga ujërat e lumit Vardar në Shkup, e cila më herët ishte raportuar si e zhdukur, njofton Sektori për Punë të Brendshme në Shkup.

“Më 11 mars 2026 rreth orës 11:00, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e nxorrën trupin nga lumi, pas së cilës një mjek nga Shërbimi i Emergjencës Mjekësore konstatoi vdekjen. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi u dërgua për obduksion”.

“Më vonë u konstatua se bëhet fjalë për A.H.I., 50 vjeçe nga Shkupi. Ndërkohë, një anëtar i familjes kishte raportuar se gruaja mëngjesin e asaj dite, pas orës 08:00, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer”.

“Është kryer inspektim në vendngjarje, dhe institucionet kompetente po punojnë për zbardhjen e rastit”, shtojnë nga SPB Shkup.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

viktor orban ukrainasit me kane kercenuar mua dhe familjen time 69b33ab0dc633
Lajmi i mëparshëm

Viktor Orban: Ukrainasit më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

lore befason me ate se cfare i kane treguar fansat per te 69b34280eda79
Lajmi i radhës

Lore befason me atë se çfarë i kanë treguar fansat për të

Të fundit nga

ShkoLartë