u qellua me arme zjarri u gjet i pajete del ekspertiza mjekoligjore per 65 vjecarin gjergj tusha 68e106f5643cd

U qëllua me armë zjarri? U gjet i pajetë, del ekspertiza mjekoligjore për 65-vjeçarin Gjergj Tusha

October 4, 2025
1 minut lexim

Ka dalë ekspertiza mjekoligjore për 65-vjeçarin Gjergj Tusha, i cili u gjet i pajetë pasditen e djeshme.

Sipas ekspertizës, viktima nuk ka plagë të shkaktuara me armë zjarri, por dëmtime dhe thyerje të brinjëve.

Mësohet se 65-vjeçari është vrarë nga një dem i egër, kjo për shkak se në momentin kur  ka ndodhur ngjarja ka qenë me bagëtitë.

Hetuesit po analizojnë faktin se mund të jetë goditur nga demi që ruante, pasi në brirët e kafshës ka njolla gjaku.

Gjithashtu edhe bashkëshortja e viktimës ka pranuar se demi ishte i egër dhe se e kishte paralajmëruar të shoqin qe mund ta dëmtonte.

Viktima ishte denoncuar i zhdukur nga vajza e tij me iniciale A. Gj., rreth orës 14:40 të mesditës së djeshme (3 Tetor). Ai u gjet pas disa orësh kërkime, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë të Lezhës.

“Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës u vunë re shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri”, informuan blutë ditën e djeshme duke ngritur dyshimet për ngjarje kriminale.

Por duket se hetimet për vdekjen e 65-vjeçarit kanë marrë tjetër kthesë.

Njoftimi i policisë (3 Tetor)

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T.

Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

programi per cairin e se ardhmes vizioni i izet mexhitit per kater vitet e ardhshme 68e1059692c4e
Lajmi i mëparshëm

Programi për Çairin e së ardhmes – vizioni i Izet Mexhitit për katër vitet e ardhshme

drejtori sportiv i partizanit jep doreheqjen 68e1075dee8bc
Lajmi i radhës

Drejtori sportiv i Partizanit jep dorëheqjen

Të fundit nga

ShkoLartë