u qellua me arme nderron jete ne spital aleati i ngushte i trump charlie kirk 68c1f702d1054

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

September 11, 2025
1 minut lexim

Aktivisti konservator dhe themeluesi i Turning Point USA, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pas një atentati me armë që ndodhi gjatë një vizite në kampusin e Utah Valley University.



Sipas burimeve zyrtare, Kirk u qëllua në qafë gjatë turneut të tij “Prove Me Wrong” të mërkurën rreth orës 12:10. Policia lokale dhe e kampusit konfirmuan se një person i dyshuar u arrestua menjëherë, me pamjet dramatike që u përhapën shpejt në rrjetet sociale. Në to, shihet pjesëmarrësi i dyshuar i shtrirë në tokë—ndjekur dhe ndaluar nga autoritetet.

“Ai u godit dhe u nxor nga vendi i ngjarjes nga sigurimi i tij. Policia e kampusit po heton një ngjarje të rëndë; një i dyshuar është në paraburgim,” njoftoi policia përmes një postimi në X.

Turning Point USA kishte publikuar më herët një deklaratë për CNN, ku konfirmonte se Kirk ishte qëlluar dhe ndodhej në spital ne gjendje kritike. “Ne po lutemi për të në këtë kohë,” kishte thënë zëdhënësja e organizatës, Aubrey Laitsch.

Por tragjedia u thellua kur punonjësit mjekësorë konfirmuan vdekjen e Charlie Kirk, duke lënë komunitetin konservator dhe më gjerë në shok.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ishte vetë Presidenti Trump që konfirmoi vdekjen e Kirk, duke shkruar: “I Madhi, madje Legjendari, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë. Askush nuk e kuptonte më mirë apo nuk kishte zemrën e të rinjve në Shtetet e Bashkuara si Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga TË GJITHË, veçanërisht nga unë, dhe tani, nuk është më mes nesh. Melania dhe unë dërgojmë ngushëllimet tona për bashkëshorten e tij të mrekullueshme, Erika, dhe gjithë familjen. Charlie, të duam!”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u vra me arme zjarri gjate nje fushate kush ishte charlie kirk ikona e aktivizmit konservator dhe babai i dy femijeve 68c1f2c742e25
Lajmi i mëparshëm

U vra me armë zjarri gjatë një fushate/ Kush ishte Charlie Kirk, ikona e aktivizmit konservator dhe babai i dy fëmijëve

ngjarjet e dates 11 shtator 68c1f7ee67ba6
Lajmi i radhës

​Ngjarjet e datës 11 shtator

Të fundit nga

​Vendimi i papritur i Zinedine Zidane

Legjenda franceze, të cilën disa e lidhin me Real Madridin, bëhet aksionar i Union Club de Touraine, një ekip i divizionit të pestë, përpara se të pranojë sfidën e menaxhimit të Francës.
ShkoLartë