u plagos rende ne nje kantier ndertimi punetori 58 vjecar nderron jete pas 12 ditesh ne gjendje kome flasin familjaret 68951ca8aabe5

U plagos rëndë në një kantier ndërtimi, punëtori 58-vjeçar ndërron jetë pas 12 ditësh në gjendje kome! Flasin familjarët

August 7, 2025
1 minut lexim

Petrit Alkollari, 58-vjeçari që u plagos rëndë më 27 korrik në një kantier ndërtimi në Paskuqan, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh në koma.

Ngjarja që fillimisht u raportua si aksident pune, tronditi komunitetin, pasi 58-vjeçari mbeti në gjendje kome me fraktura të rënda në kokë.

Lajmin e bëri të ditur një familjar për BalkanWeb, i cili tha se Alkollari humbi jetën mbrëmjen e djeshme dhe u varros sot.

Sipas familjarëve, Alkollari u intubua 7 orë pas mbërritjes në spital dhe qëndroi në reanimacion deri në momentin e ndarjes nga jeta.

Policia arrestoi inxhinierin e kantierit, 56-vjeçarin Agim Spahiu, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Ky zhvillim i rëndë pritet të çojë në thellimin e hetimeve për përcaktimin e përgjegjësive konkrete lidhur me këtë tragjedi në vendin e punës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti paralajmeron projekte te reja infrastrukturore ne lagjen gazi babe 689513405a885
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti paralajmëron projekte të reja infrastrukturore në lagjen Gazi Babë

sulmuesi shqiptar gjen rrugen e rrjetes ne ligen e konferences 68951d204ae97
Lajmi i radhës

Sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në Ligën e Konferencës

Të fundit nga

ShkoLartë