Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të enjte, 12 mars, në guroren pranë zonës së Dajtit.
Sipas informacioneve të para, 43-vjeçari i cili ishte punonjës në këtë gurore, u përplas nga fadroma që po drejtohej nga kolegu i tij.
Ky i fundit, është arrestuar për shkelje të rregullave në punë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin I. Ç., 56 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në një subjekt (gurore) në Dajt, ka përplasur gjatë lëvizjes mbrapsht me mjetin e punës (fadromë), shtetasin A. Xh., 43 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. S., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së tij”, njoftojnë blutë e Tiranës.
Burimi: botasot.info


