u perfshi ne nje aksident te rende nje muaj me pare ne vlore nderron jete ne spitalin e traumes ne tirane 22 vjecari 68f360e51641b

U përfshi në një aksident të rëndë një muaj më parë në Vlorë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 22-vjeçari

October 18, 2025
1 minut lexim

Ka ndërruar jetë një i ri që ishte plagosur rëndë në një aksident të ndodhur më 6 shtator në Fushë-Dukat, në aksin rrugor Orikum–Himarë.

Burime nga familjarët bëjnë me dije se i riu, i cili për më shumë se një muaj qëndroi nën trajtim intensiv në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ia doli të mbijetonte për shkak të komplikacioneve të rënda që pasuan plagët e marra nga përplasja.

Pasi kishte dalë nga spitali, ai zhvilloi infeksione serioze në plagët e hapura, të cilat sollën përkeqësimin e shpejtë të gjendjes shëndetësore. Edhe pse u transportua sërish drejt spitalit dhe iu nënshtrua ndërhyrjes urgjente, mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 01:30 të natës së 6 shtatorit, kur një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga 22-vjeçari Fadil Bodo, u përplas me një “Fiat” në të cilin ndodhej 20-vjeçari Gabriel Lazemetaj. Nga përplasja u plagosën katër persona, mes tyre edhe i riu që humbi jetën disa javë më vonë.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Vlorës më 6 shtator thuhej:

“Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum–Himarë, automjeti tip ‘Audi’, që drejtohej nga shtetasi F. B., 22 vjeç, është përplasur me automjetin tip ‘Fiat’ me drejtues shtetasin G. L., 20 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit dhe dy pasagjerët e ‘Audit’, shtetasit F. Q. dhe D. K. Ky i fundit u transportua në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.”

Hetimet vijojnë Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej automjeteve. Policia dhe Prokuroria e Vlorës po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes që mori një jetë të re”.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

foto sa 1000 fjale analisti nga shqiperia godet ramen e ldk ne kujt do te ja merrte mendja se 68f360404ae8d
Lajmi i mëparshëm

“Foto sa 1000 fjalë”, analisti nga Shqipëria ‘godet’ Ramën e LDK-në: Kujt do të ja merrte mendja se…

porsche ka nje shef te ri 68f3610ecdbe7
Lajmi i radhës

Porsche ka një shef të ri

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë