Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë një inspektor të e Komisariatit Nr. 5 në Tiranë.
Sipas AMP, inspektori me iniciale F. L., dyshohet për drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt, pasi është përfshirë në një aksident në rrugën “George Bush” në Kamëz.
Po ashtu, pasi i është nënshtruar testit të alkoolit, efektivi ka rezultuar pozitiv, me një përqindje prej 0.91 mg/l.
Njoftimi i AMP
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 16:40, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “George Bush” në Kamëz, është përfshirë në një aksident me pasojë vetëm dëme materiale.
Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.91mg/l.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].
Për ankesa me Ëhatsapp 0694151511 Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.
Burimi: botasot.info


