u perfol per poziten e presidentit flet ilaz ramajli 6a859833b24a1

U përfol për pozitën e Presidentit, flet Ilaz Ramajli

August 19, 2026
1 minut lexim

Ditën e djeshme në media  e vendit, u raportua se një nga emrat që po diskutohet mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, si emër potencial për presidentin e ardhshëm të vendit është edhe ai i Ilaz Ramajlit.

Lidhur me këto raportime, media ka kontaktuar me Ramajlin. Ky i fundit, tha se ai nuk ka pranuar asnjë ftesë nga partitë, porse, edhe nëse i ofrohet një pozitë e tillë, ai nuk do ta pranojë.

‘’Edhe unë e kam nëpër gazeta, mua nuk më ka thirr kurrkush. Mirëpo edhe po të ndodhte ajo, unë e konsideroj pozitën e presidentit në këtë situatë shumë të rëndësishme, dhe unë për shkak të moshës, nuk jam në gjendje që të pranoj një detyrë të tillë edhe po të më ofrohej.

Do të thotë nuk më ka kontaktuar kurrkush, unë veç nëpër media, por edhe po të ndodhte ajo unë s’jam i gatshëm të pranoj një detyrë të tillë për shkak të moshës. Unë edhe ashtu para dy viteve, edhe aktivitet në profesion tim i kam përfunduar dhe tash jam pensionist’’, tha Ramajli.

Ndryshe, Ramajli avokat me profesion, është ndër figurave më të njohura politike të viteve 90, ku ka qenë edhe një ndër nënshkruesit e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bombe ne banken e gjevgjelise i punesuari pervetsoi miliona denare dhe 63 mije euro klientet ne shok 6a8581ae1c05f
Lajmi i mëparshëm

“Bombë” në Bankën e Gjevgjelisë: I punësuari përvetsoi miliona denarë dhe 63 mijë euro, klientët në shok!

zbardhet dinamika e vrasjes se turistit portugez ne ksamil nje 29 vjecar nga vora dyshohet se nisi konfliktin 6a8598af62e0e
Lajmi i radhës

Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin

Të fundit nga

Digjet ‘Mercedesi’ në autostradën Shkup-Tetovë

Më 19.08.2026, në orën 01:10, në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, te kryqëzimi i Grupçinit, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor i Grupçinit kanë vërejtur një automjet të djegur të tipit „Mercedes“, me targa të
ShkoLartë