u pa ne takim me beke berishen e aak se flet kelmendi ishim ne vend publik folem per politike 68f8de81f03b8

U pa në takim me Bekë Berishën e AAK-së, flet Kelmendi: Ishim në vend publik – folëm për politikë

October 22, 2025
1 minut lexim

Pas mbajtjes së raundit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor dhe pas publikimit të rezultateve të deritanishme nga KQZ, disa prej komunave pritet të kenë balotazh.

Në mesin e këtyre komunave është edhe Peja ku në raundin e dytë do të përballen Gazmend Muhaxheri i LDK-së dhe Taulant Kelmendi nga LVV.

Si rrjedhojë tashmë kanë nisur edhe diskutimet për koalicione në mënyrë që të kenë mbështetje më të madhe në raundin e balotazhit.

Image

Foto nga takimi

Një takim i tillë është zhvilluar sot mes kandidatit të LVV-së për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi dhe kandidatit të AAK-së për Prishtinë, Bekë Berisham, njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me këtë takim, Kelmendi në një prononcim ka treguar se takimi ishte në vend publik dhe natyrisht kanë diskutuar për tema politike.

“Takimi me deputetin Bekë Berisha ishte për kafe në vend publik dhe është e natyrshme të folët për tema politike”, u shpreh Kelmendi.

Ai i shtoi se u kanë bërë ftesa për bashkëpunim të gjitha subjekteve politike, përveç Listës Serbe.

“Ftesën për bashkëpunim në Pejë e kemi bërë publike për të gjitha subjektet politike përveç Listës Serbe, të na bashkohen për ndryshimin e qeverisjes në Pejë”, u shpreh Kelmendi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pacho ne duhet te bejme vetem nje gje 68f8de731753d
Lajmi i mëparshëm

Pacho: Ne duhet të bëjmë vetëm një gjë

pe miraton rezoluten per serbine vuciq perdori gjuhe cnjerezore ndaj politikaneve te be se 68f8df93e4c1c
Lajmi i radhës

​PE miraton rezolutën për Serbinë, Vuçiq përdori gjuhë çnjerëzore ndaj politikanëve të BE-së

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë