u nis me jahtin e tij nga turqia per ne mykonos zhduket biznesmeni i njohur mjeti i tij lundrues gjendet i demtuar dhe gjysme i mbytur 689307b9b3bed

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur! Mjeti i tij lundrues gjendet i dëmtuar dhe gjysmë i mbytur

August 6, 2025
1 minut lexim

Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur që nga mbrëmja e së shtunës, kur u nis me jahtin e tij nga  Turqia me destinacion ishullin grek të Mykonosit.

Jahti i 43-vjeçarit turk u gjet i dëmtuar rëndë dhe gjysmë i mbytur nga roja bregdetare turke, në ujërat pranë ishullit Prokonnisos në Detin e Marmaras.

Familjarët e Yukay dhanë alarmin pasi humbën kontaktet me të menjëherë pas nisjes së tij. Roja bregdetare u njoftua zyrtarisht në orën 23:40 të së hënës, ndërsa të martën në orën 14:30, një anije tregtare njoftoi autoritetet se kishte gjetur mbetje të një mjeti lundrues. Më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për jahtin “Graywolf” të biznesmenit turk.

Për kërkimin e tij u angazhuan zhytës profesionistë, një helikopter dhe mjete lundruese të rojes bregdetare, por deri më tani nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e tij.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kërkimet për gjetjen e Yukay vijojnë intensivisht.

Halit Yukay, i lindur në vitin 1982, është themeluesi dhe pronari i kompanisë turke Mazu Yachts, e cila merret me prodhimin e jahteve luksoze. Ai e nisi karrierën e tij si punëtor në kantierë detare dhe e realizoi ëndrrën për të krijuar kompaninë e tij në vitin 2011.

Kompania Mazu Yachts është e njohur në Turqi për dizajnet moderne dhe teknologjitë e avancuara që përdor në ndërtimin e jahteve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spotify njofton rritje cmimesh 6893077d7f145
Lajmi i mëparshëm

Spotify njofton rritje çmimesh

vlen ne morane u ngjall kujtesa kombetare shkolla azem morana behet realitet 68930b01758ef
Lajmi i radhës

VLEN: Në Moranë u ngjall kujtesa kombëtare, shkolla “Azem Morana” bëhet realitet!

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë