u mor ne pyetje per 21 janarin bamir topi flet jashte spak kam qene kreu i shtetit proces nen hetim 693809f823325

U mor në pyetje për “21 Janarin”, Bamir Topi flet jashtë SPAK: Kam qenë Kreu i Shtetit! Proces nën hetim

December 9, 2025
min lexim

Ish-Presidenti Bamir Topi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth 1 orë e gjysmë ku u mor në pyetje për dosjen e 21 Janarit.

Bamir Topi u shpreh shkurtimisht se në atë kohë ka qenë Kreu i Shtetit dhe se ka folur vazhdimisht për 21 Janarit.

Por, ish-Presidenti shtoi se çështja është nën proces hetimi dhe se nuk mund të japë informacione mbi marrjen në pyetje.

“Kam qenë në atë kohë kreu i shtetit, kam folur vazhdimisht për 21 Janarin. Mjafton t’ju them vetëm kaq, sepse është proces nën hetim. Kam folur pafund, por sot që jam në këtë institucion e mbyll me kaq”, tha ai.

Për dosjen e 21 janarit në SPAK janë paraqitur më parë edhe kreu i PD, në atë kohë kryeministër, Sali Berisha si dhe Lulzim Basha, në cilësinë e ministrit të Brendshëm.

Dosja e 21 janarit ne SPAK

SPAK regjistroi procedim penal për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, pasi Gjykata e Lartë vendosi një vit e gjysmë më parë të prishë vendimet e mëparshme të gjykatave dhe urdhëroi fillimin e hetimeve për kallëzimin e familjes Nika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha.

Të afërmit e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve të vrarë para kryeministrisë në protestën e Partisë Socialiste më 21 janar 2011, akuzojnë Berishën, Bashën dhe ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi se urdhëruan të qëllohej me armë ndaj pjesëmarrësve në protestë.

Aleks Nika ishte një nga katër viktimat e protestës së dhunshme të 21 janarit 2011, kur mbështetësit e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, u përplasën me Policinë dhe Gardën e Republikës përpara selisë së Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ana e Gardës së Republikës, më 21 janar 2011 përveç Aleks Nikës, u vranë dhe Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën 10 protestues të tjerë.

Për vrasjen e Dedës, Myrtajt dhe Veizit, Prokuroria procedoi penalisht ish komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, duke kërkuar dënimin e tyre me 23 vjet dhe 25 vjet burgim respektivisht. Me 18 shtator 2013, Gjykata e Apelit në Tiranë e dënoi Prendin me 1 vit heqje lirie dhe Llupon me 3 vjet, duke arsyetuar se vrasjet ishin bërë nga pakujdesia. Vendimi kontrovers solli atëherë reagime të ashpra.

Ndërkohë vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosja me armë zjarri e 6 personave të tjerë, gjatë protestës së Partisë Socialiste para kryeministrisë, ka mbetur pa autorë dhe prokuroria e pati pezulluar atë për vite me radhë në kërkim të provave.

Vendimi i Gjykatës së Lartë erdhi pasi në nëntor 2023 Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, gjeti se hetimet e mangëta të kësaj ngjarje kishin cënuar të drejtën e jetës së viktimave.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në vendim e saj në nëntor 2023 i kërkoi Shqipërisë që “të identifikojë dhe ndëshkojë përgjegjësit për vrasjen e të afërmit të kërkueseve gjatë protestës së vitit 2011 përpara Kryeministrisë”. GjEDNj gjeti po ashtu se hetimet ishin penguar nga qeveria e kohës dhe specifikisht ish-kryeministri Sali Berisha dhe kërkoi që hetimet e ngjarjes duhej të përfshinin zinxhirin komandues të Gardës së Republikës dhe jo vetëm oficerët që hapën zjarr.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ska rendesi fama vesa e detyron mirlindin te lyeje shtepine 6937f75240dd2
Lajmi i mëparshëm

S’ka rëndësi fama! Vesa e “detyron” Mirlindin të lyejë shtëpinë

dy skuadra arbitrash shqiptare vendosin drejtesi ne europa dhe conference league 69380a56bf96a
Lajmi i radhës

Dy skuadra arbitrash shqiptarë vendosin drejtësi në Europa dhe Conference League

Të fundit nga

ShkoLartë