u mbajt seanca konstituive e trupit koordinues kombetar per zbatimin e konventes se keshillit te evropes per parandalimin dhe luftimin e dhunes ndaj grave dhe dhunes ne familje 68d5281706edd

U mbajt seanca konstituive e Trupit Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje

September 25, 2025
1 minut lexim

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, njëherësh edhe Kryetar i Trupit Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, sot hapi seancën konstituive të këtij Trupi.

Ai i falënderoi të pranishmit për praninë e tyre, duke theksuar rëndësinë e këtij Trupi, përpjekjet e të cilit synojnë avancimin e mbrojtjes së grave viktima të dhunës dhe dhunës në familje.

Limani iu referua veprimeve të deritanishme të ndërmarra nga shteti, me qëllim përgatitjen më të mirë për parandalimin, për mbrojtjen dhe për pengimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si: ratifikimin e Konventës së Stambollit, pastaj përgatitjen e Planit të Veprimit për Zbatimin e Konventës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, v.2018-2023, dhe në v.2024, vlerësimin e të njëjtit.

Më tej, miratimi i Ligjit të Parandalimit dhe Mbrojtjes nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, i cili e thekson rolin e Trupit Koordinues Kombëtar me kompetenca konkrete, përgatitjen e Strategjisë Kombëtare tetëvjeçare, me katër plane veprimi vjetore dhe me plane vjetore.

“Gjatë periudhës së kaluar, si Ministri, ndërmorëm një sërë masash dhe aktivitetesh për përmirësimin e sistemit të parandalimit dhe të mbrojtjes së grave viktima të dhunës dhe dhunës në familje, përmes avancimit të legjislacionit kombëtar, të akteve nënligjore, të dokumenteve, përforcimin e kapaciteteve të profesionistëve përmes realizimit të trajnimeve, zgjerimit të rrjetit të shërbimeve të specializuara për viktimat dhe organizimit të fushatave. Ju siguroj se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i konfirmon përpjekjet e saj për t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme mbi eliminimin e të gjitha formave të dhunës” – tha Limani.

Në seancë u prezantuan më hollësisht të gjitha dokumentet dhe aktivitetet, të cilat janë miratuar dhe realizuar, si dhe bashkëpunimi me palët ndërkombëtare dhe me shoqëritë civile.

viber image 2025 09 25 11 51 20 888

 

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

muhamed elmazi fond komunal per te mbuluar shpenzimet e vreshtareve ne saraj 68d51afaa6d1b
Lajmi i mëparshëm

Muhamed Elmazi: Fond komunal për të mbuluar shpenzimet e vreshtarëve në Saraj!

keshilli i ministrave ne shqiperi shkarkon erion veliajn 68d5297a2510b
Lajmi i radhës

Këshilli i ministrave në Shqipëri shkarkon Erion Veliajn

Të fundit nga

ShkoLartë