Një vajzë 13-vjeçare është përdhunuar dhe filmuar nga grup prej gjashtë adoleshentësh në Selanik të Greqisë.
Sipas mediave greke, mësohet se e mitura me origjinë nga Filipinet, është abuzuar seksualisht nga 3 grekë dhe 3 shqiptarë, të moshës 14, 15, 16, 16, 18 dhe 19 vjeç.
Ad
E mitura ka dëshmuar se makthi i saj filloi në shkurt dhe zgjati deri në prill. Katër të miturit, duke përfituar nga marrëdhënia miqësore që viktima kishte me njërin nga djemtë, 15-vjeçarin.
Mësohet se ai e çoi atë në një zonë të përbashkët të një pallati, si dhe brenda tualeteve të grave të një parkingu në Selanik, ku e përdhunuan, ndërsa njëkohësisht regjistruan veprimet e tyre me telefonat e tyre celularë.
Po ashtu, mediat greke shkruajnë se një pjesë e videos është publikuar në rrjetet sociale.
Ndaj 6 djemve është ngritur akuzë për veprat penale të përdhunimit, akteve seksuale me të mitur, pornografi për hakmarrje, pornografisë me fëmijë dhe shkeljes së Legjislacionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Burimi: botasot.info


