u lirua nga arresti shtepiak jamarber malltezi procesi ndaj meje farse politike me privuan lirine 20 muaj u hetova 5 breza 686bb1a98bedf

U lirua nga arresti shtëpiak, Jamarbër Malltezi: Procesi ndaj meje farsë politike! Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

July 7, 2025
1 minut lexim

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Malltezi u shpreh se u bë 20 muaj që u privua liria e tij me anë të një procesi politik.

Sipas tij ky proces u ndot rrugës dhe tani erdhi dhe lirimi i tij. Dhëndrri i Sali Berishës pretendon se është hetuar me 5 breza nga shteti.

Në fund shton se do marrë një dëmshpërblim, diku te 3 milionë lekë.

Jamarbër Malltezi: Ishte një farsë politike. Nuk ka një shtet ligjor por një shtet që lufton armiqtë e PS njësoj si në ‘45. Vendimi sot vjen pas 20 muajsh privim lirie. Thjesht me një urdhër politik të Ramës. Në kongresin e PS, Rama urdhëroi SPAK të procedojë Sali Berishën. Të njëjtën gjë kërkoi një diplomate e korruptuar si Yuri Kim. Një proces politik që u ndot gjatë rrugës. Kemi 16 letra sapo Rama urdhëroi të veprojë, SPAK kërceu çfarë të duash. 16 kërkesa brenda muajit.

30 vjet hetime nga instituti i sigurimeve shoqërore. Kush janë hetuar 5 breza jo një brez?

E kanë filluar me stërgjyshin tim para 90 vjetësh. Kam gjetur firmën e stërgjyshit tim.

Do jem në gjithë seancat dhe do përballemi. Ka kaq shumë gjëra qesharake. Duke filluar që nga pronat. Si u bë shteti pronar. Shteti u bë pronar njëlloj si Edi Rama. I nxori njerëzit me gaz lotsjellës nga Astiri.

Besoj se është 3 mln lekë, besoj se do e marrë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a ka mbet kush tjeter ne ash ne e taravarit 686ba80f13766
Lajmi i mëparshëm

A ka mbet kush tjetër në ASH-në e Taravarit!?

pensionohet nga futbolli ylli kroat 686bb1e61570d
Lajmi i radhës

​Pensionohet nga futbolli ylli kroat

Të fundit nga

ShkoLartë