u lirua me kusht salianji paraqitet per here te fundit ne sherbimin e proves 68d66512c5adb

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

September 26, 2025
1 minut lexim

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji është paraqitur për herë të fundit në shërbimin e provës, pasi u lirua me kusht nga burgu i Fierit më 8 korrik, dhe pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar.



Në një prononcim për mediat, ai deklaroi se brenda pak ditësh do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shtoi se nëse nuk do të ketë një vendimarrje të drejtë, do t’i drejtohet, ashtu siç ka paralajmëruar Strasburgut.

“Unë jam izoluar dhe burgosur për shkak të bindjeve politike dhe për shkak të denoncimit të një personi të inkriminuar. Histori që nisi shumë vite përpara dhe nga dita në ditë të gjithë denoncimet që kam bërë në emër të PD dhe dhe të gjitha denoncimet nga PD, po faktohen duke faktuar së pari lidhjet e forta të krimit me qeverinëdhne kontrollet e gfr të krimit dhe pëfshrijen e personave në funksione më të ;larta qeveritare apo policore të drejtësisë. Pas këtij momenti, përfundimi i këtij turpi për drejtësinë, njolle turpi për drejtësinë e kapur politikisht nga Rama do ta vazhdoj këtë çështje deri në Strasburg. Dua të theksoj, se duke qenë se e kam provuar vetë edhe në kurriz që dmth të prodhohen padrejtësi nga institucionet. Do të punoj fort për interesat e qytetarëve që përballen me padrejtësi të përditshme nga institucionet e drejtësisë dhe që janë kthyer në institucione dhunuese e gjobash të përditshme.  Beteja ime me drejtësinë është në rrugë e sipër, sapo ka filluar. Për pak ditë do të depozitoj në Kushtetuese dhe nëse do të ketë kontroll nga Rama, do të depozitoj në Strasburg. Jam i bindur në fitore. “, tha Salianji.

Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë për dosjen “Babale”. Me dënimin me 1 vit burg, Ervin Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2017-s dhe 2021-shit për 2 legjislatura.

Sipas ligjit të dekriminalizimit ai nuk mund të zgjidhet në funksione publike për të paktën 5 vite pas mbylljes së dënimit, pra deri në vitin 2030 kur konsiderohet i rehabilituar.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sondazhi zbulon permbysjen e zgjedhjeve ne britani partia e nigel farage ne prag te pushtetit tronditen laburistet 68d6620b70c33
Lajmi i mëparshëm

Sondazhi zbulon përmbysjen e zgjedhjeve në Britani/ Partia e Nigel Farage në prag të pushtetit, “tronditen” laburistët 

trump pershkallezon luften tregtare tarifa te reja per barnat kamionet dhe mobiljet 68d666441ea8d
Lajmi i radhës

Trump përshkallëzon luftën tregtare/Tarifa të reja për barnat, kamionët dhe mobiljet

Të fundit nga

ShkoLartë