Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi janë rikthyer në detyrat e tyre në Bashkinë e Tiranës.
Sipas informacioneve, të dy kanë nisur këtë të hënë ushtrimin e funksioneve si nënkryetarë të bashkisë, duke iu rikthyer strukturës drejtuese të institucionit.
Goxhaj e ka mbajtur edhe më herët këtë post, ndërsa në mars të vitit 2025 u largua nga detyra me urdhër të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Tashmë, pas disa muajsh, ajo rikthehet sërish në një prej posteve drejtuese të Bashkisë së Tiranës.
Edhe Sadi Vorpsi i është bashkuar rikthimeve në administratën e bashkisë, duke marrë sërish detyrën e nënkryetarit.
Rikthimi i tyre vjen në një periudhë kur drejtimi i Bashkisë së Tiranës ka pësuar ndryshime të njëpasnjëshme në strukturën drejtuese.
Burimi: botasot.info


