u lane ne burg per vrasjen e astrit kalase elvis dhe gjon shkambi i kerkojne falje familjes se gjyqtarit roja e sigurise kam qene semure 68e767483665b

U lanë në burg për vrasjen e Astrit Kalasë/ Elvis dhe Gjon Shkambi i kërkojnë falje familjes së gjyqtarit. Roja e sigurisë: Kam qenë sëmurë…

October 9, 2025
1 minut lexim

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për tre të arrestuar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në krye të detyrës tre ditë më parë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se Elvis Shkambi, Gjon Shkambi dhe Baunsh Koxhaj janë lënë në masën e sigurisë ‘arrest në burg’. Seanca u zhvillua sot nga gjyqtarja Marinela Osmani.

Elvis dhe Gjon Shkambi kërkuan falje publike familjes së gjyqtarit Kalaja, ndërsa dëshmuan se ngjarja ka ardhur si shkak i tronditjes së lartë psikike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve.

Ata kishin pretendime për gjykatën pasi nuk e kanë zgjidhur siç duhet çështjen e pronësisë, raporton gazetarja Bezat për TCH.

Ndërsa punonjësi i sigurisë dëshmoi se ka qenë i sëmurë dhe se ka lajmëruar kancelaren se nuk ndihet mirë.

Kam qenë i sëmurë para se të kalonin palët në skaner. Unë kam lajmëruare dhe kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë me pas kancelaria më ka dhënë leje për t’u larguar, por nuk jam zëvendësua”, ka dëshmuar Banush Koxhaj.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nikola sanduloviq me akuza te renda babai biologjik i vuciqit eshte fahri musliu ish bashkepunetor i udb se 68e766a338e14
Lajmi i mëparshëm

Nikola Sanduloviq me akuza të rënda: “Babai biologjik i Vuçiqit është Fahri Musliu, ish-bashkëpunëtor i UDB-së”

be ja mirepret marreveshjen izrael hamas kaja kallas kjo eshte nje arritje e madhe diplomatike 68e767b3f0059
Lajmi i radhës

BE-ja mirëpret marrëveshjen Izrael-Hamas, Kaja Kallas: Kjo është një arritje e madhe diplomatike

Të fundit nga

ShkoLartë