u konfliktua me fqinjin dhe i vuri flaken tokes me ullinj arrestohet 43 vjecari ne selenice 68a81f43deda9

U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës me ullinj, arrestohet 43-vjeçari në Selenicë

August 22, 2025
1 minut lexim

Selenicë/Ndezi zjarr pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij në fshatin Drashovicë, si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe me ullinj dhe u rrezikuan bagëti të imta, vihet në pranga 43-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë bënë ndalimin me iniciativë dhe referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasin:

E. B., 43 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Selenicë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 21.08.2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, Drashovicë, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lista serbe e cileson te paligjshem vendimin e kqz se per moscertifikim 68a81ea57d121
Lajmi i mëparshëm

Lista Serbe e cilëson “të paligjshëm” vendimin e KQZ-së për moscertifikim

lavrov trupat evropiane ne ukraine krejt te papranueshme 68a81fb6775c3
Lajmi i radhës

Lavrov: Trupat evropiane në Ukrainë krejt të papranueshme

Të fundit nga

A i duhen arkeologë Kosovës?

Trashëgimia kulturore e Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit historik, kulturor dhe shpirtëror të vendit. Ajo përfshin monumente arkeologjike, arkitektonike, historike dhe artistike, të cilat kërkojnë mbrojtje, studim dhe menaxhim

50 milionë euro dhe dy futbollistë

Emri i Julian Alvarez po kthehet gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së merkatos europiane, teksa vera e ardhshme pritet të sjellë zhvillime të mëdha për të ardhmen e sulmuesit
ShkoLartë