u kapen duke peshkuar ne menyre te paligjshme ne palase nen hetim tre persona 68a2fa93baea6

U kapën duke peshkuar në mënyrë të paligjshme në Palasë, nën hetim tre persona!

August 18, 2025
1 minut lexim

Evidentohet dhe goditet një rast i peshkimit të ndaluar në zonën e Palasës, procedohen penalisht 3 shtetas. Sekuestrohet një mjet lundrues tip gomone, si dhe pajisje të ndryshme të përdorura për këtë veprimtari të paligjshme.



“Strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, në vijim të kontrolleve të shtuara në zonën ujore për evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ushtrimit të peshkimit të ndaluar në Palasë.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”, në ngarkim të shtetasve:

  • A. B., 42 vjeç, banues në Himarë,
  • K. B., 35 vjeç, banues në Himarë.

Si dhe, për veprat penale “Peshkimi i ndaluar” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, në ngarkim të shtetasit:

  • M. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë verifikimeve u prezantua si punonjës në një detyrë shtetërore, e cila nuk rezultoi e vërtetë.

Të tre shtetasit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke peshkuar në mënyrë të paligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti lundrues tip gomone dhe pajisje të ndryshme të përdorura për peshkim.

“Policia Kufitare mbetet e angazhuar në mbrojtjen e burimeve natyrore dhe mjedisit detar, si dhe apelon qytetarët të mos ushtrojnë veprimtari të paligjshme që dëmtojnë ekosistemin dhe bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen a eshte duke bere politike per shqiptaret apo politike mbi shqiptaret 68a2f8f7a68e5
Lajmi i mëparshëm

VLEN a është duke bërë politikë për shqiptarët apo politikë mbi shqiptarët

amnesty international akuzon izraelin se qellimshem po shkakton uri ne gaza 68a2fbc98a1b0
Lajmi i radhës

Amnesty International akuzon Izraelin se qëllimshëm po shkakton uri në Gaza

Të fundit nga

Zbulohet vendimi i rëndësishëm i Arda Guler

Interesimi nga Liga Premier për Arda Guler vazhdon, me Arsenalin që dëshiron ta transferojë lojtarin turk. Megjithatë, për momentin, mesfushori nuk mendon për largim dhe dëshiron të vazhdojë karrierën e tij te
ShkoLartë