u hodh nga nje shkemb i larte ne det 12 vjecari lendohet ne koke i mituri transportohet ne spital 6894e461a9fc1

U hodh nga një shkëmb i lartë në det, 12-vjeçari lëndohet në kokë! I mituri transportohet në spital

August 7, 2025
1 minut lexim

Një 12-vjeçar është transportuar në spital këtë të enjte, pasi u lëndua në kokë në Gjirin e Gramës.

Uniformat blu bëjnë me dije se i mituri 12 vjeç, me shtetësi të huaj, u hodh nga një shkëmb i lartë në det dhe për pasojë, pësoi dëmtime në kokë.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare Dhërmi, në koordinim me ekipin e urgjencës mjekësore, i vjen në ndihmë një shtetasi të mitur, të dëmtuar në Gjirin e Gramës.

Gjatë ditës së sotme, Policia Kufitare u njoftua për një rast emergjent në Gjirin e Gramës, ku një shtetas i mitur ishte hedhur nga një shkëmb i lartë në det dhe për pasojë, kishte pësuar dëmtime në kokë, duke kërkuar ndihmë mjekësore të menjëhershme.

Menjëherë, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u transportua me mjet lundrues ekipi mjekësor drejt vendit të ngjarjes, ku të miturit iu dha ndihma e parë mjekësore.

Shtetasi i mitur, 12 vjeç, me shtetësi të huaj, i shoqëruar nga prindërit e tij, u transportua më pas drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm, jashtë rrezikut për jetën.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe për të ofruar ndihmë në çdo situatë emergjente.
Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Vlorë u bën thirrje pushuesve që frekuentojnë plazhet e jugut, në zona të thella e të izoluara, si Gjiri i Gramës, të tregojnë kujdes të shtuar, pasi këto vende janë të aksesueshme kryesisht me mjete lundruese dhe nuk kanë mbulim me rrjet celular në të gjitha rastet.

Në situata emergjente, ndërhyrja mund të kërkojë kohë. Rekomandohet të shmangen veprimet e rrezikshme dhe të merren masa paraprake për sigurinë personale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish hetuesja e hages drejtesia e vonuar eshte drejtesi e mohuar 6894db0452f7f
Lajmi i mëparshëm

Ish-hetuesja e Hagës: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

shqiptari i dyti shenues me i mire ne lige qe kur mberriti 6894e4d92dcca
Lajmi i radhës

Shqiptari, i dyti shënues më i mirë në ligë që kur mbërriti

Të fundit nga

ShkoLartë