u godit 5 here me thike ne shpine konflikti per prone dyshohet se coi ne vrasjen e imamit ne dragash 6a43ad32e3385

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash

June 30, 2026
1 minut lexim

Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e imamit Gazmend Tairovci në Dragash.

Sipas saj, viktima është goditur më shumë se pesë herë me thikë në shpinë. Ajo bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe mjeku kujdestar, i cili është nga i njëjti fshat, ndërsa nuk është dërguar ekip nga QKMF. Kjo është konfirmuar edhe nga drejtori i kësaj qendre, i cili ka sqaruar se mjeku, si bashkëfshatar i viktimës, ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar vdekjen.

Sipas informacioneve të raportuara, konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkak të pronës, konkretisht për prerjen e barit (kositjen), që i takonte dorasit Hamza, por që dyshohet se ishte prerë nga imami, pasi ishte paralajmëruar të mos e bënte më.

Më herët, gazetarja Zogaj ka bërë të ditur se viktima humbi jetën si pasojë e goditjeve me thikë, ndërsa i dyshuari, i cili ishte në arrati, është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një aksioni të gjerë kërkimi. Derisa, thika nuk është gjetur.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Këshilli i Bashkësisë Islame, të cilët kanë theksuar se, sipas informacioneve që posedojnë, ngjarja nuk lidhet me veprimtarinë apo detyrën e viktimës si imam.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjykata supreme zgjeron pushtetin e trump 6a43a8a5a14be
Lajmi i mëparshëm

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

dosja 5d gjkko zbut masen per ish drejtorin e bashkise se tiranes 6a43adb083143
Lajmi i radhës

Dosja “5D”, GJKKO zbut masën për ish-drejtorin e bashkisë së Tiranës

Të fundit nga

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara i ka dhënë Donald Trumpit një ditë me fitore të rëndësishme, por edhe humbje në disa prej betejave të tij më të rëndësishme ligjore dhe politike.
ShkoLartë