u fut ne det dhe nuk doli me ne breg zhduket 57 vjecari portugez ne sarande 68868642517bb

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

July 27, 2025
1 minut lexim

Një 57-vjeçar portugez është zhdukur në zonën e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë.



Sipas policisë, teksa turisti po pushonte me disa miq të tij, ai u fut me not në det rreth orës 18:00 të ditës së sotme dhe pas kësaj nuk u pa më.

Po ashtu raportohet se policia kufitare e Sarandës dhe patrulla janë vënë në kërkim të tij, nga deti dhe toka.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 27.07.2025, rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.

Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba e be arrijne marreveshjen tregtare 68868193050e0
Lajmi i mëparshëm

SHBA e BE arrijnë marrëveshjen tregtare

decani po perballet me shume zjarre e numer te pamjaftueshem te zjarrfikesve 6886885d2ca75
Lajmi i radhës

Deçani po përballet me shumë zjarre e numër të pamjaftueshëm të zjarrfikësve

Të fundit nga

ShkoLartë