u fsheh 40 minuta pas makines e kapi plumbi rikoshet detaje nga vrasja e biznesmenit italian 68db1838d7a90

U fsheh 40 minuta pas makinës, e kapi plumbi rikoshet/ Detaje nga vrasja e biznesmenit italian

September 30, 2025
1 minut lexim

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e tre ditëve më parë në Tepelenë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ku një shëtitje për gjah përfundoi në tragjedi fshihet një motiv krejtësisht banal.

48-vjeçari Kamber Sulçaj nga Mesapiku i Vlorës ka qenë duke lëvizur me makinë në të njëjtin aks më biznesmenin i cili së bashku me miqtë e tij po ktheheshin nga gjahu.

Dritat e gjata të Land Roverit të italianit krijuan shqetësim tek autori Kamber Suçaj çka bëri që mes tyre të niste një konflikt që degradoi në ofendime mes palëve.

Pas këtij momenti 48-vjeçari ka gjurmuar makinën e biznesmenit .  Ai u ka zënë pritë në zonën e njohur si Qafa e Dilanit dhe ka hapur zjarr ndaj automjeteve.

Pasagjerët kanë arritur të braktisin mjetet dhe të hidhen në kanal për t’i shpëtuar plumbave, por biznesmeni mbeti për rreth 40 minuta i bllokuar mes breshërisë, pa mundur të lëvizte. Mjaftoi një plumb rikoshet që t’i merrte jetën.

48-vjeçari, i cili është i shpallur në kërkim rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur ‘Stone Quramenga”.

Në këtë gurore është aksioner me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil alias Ermal Sulçaj me 15% të aksioneve, si dhe dy persona të tjerë.

Kamber Sulçaj po ashtu posedon edhe një stan me bagëti.

Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestua vëllai tjetër i Kamber Sulçajt, Gazmendi, së bashku me një kushëri të tyre Roel Sulçajn. Këta të dy u kapën me 2632 fara kanabisi të cilat do t’i shisnin me qëllim kultivimin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

elmazi fryma e re nis nga saraji fituesi tashme dihet 68db09b812b77
Lajmi i mëparshëm

Elmazi: Fryma e re nis nga Saraji, fituesi tashmë dihet

trajneri i skuadres angleze habit per shqiptarin e kosoves do ta merrja me vete 68db189618508
Lajmi i radhës

Trajneri i skuadrës angleze habit për shqiptarin e Kosovës: Do ta merrja me vete

Të fundit nga

ShkoLartë