u fejua me princ leken zbulohet cmimi marramendes i unazes se blertes 68f01d94d81ae

U fejua me Princ Lekën, zbulohet çmimi marramendës i unazës së Blertës

October 16, 2025
1 minut lexim

Fejesa e Princit Leka me Blerta Celibashin ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë dhe publikut, jo vetëm për ceremoninë luksoze në një resort buzë detit, por edhe për unazën e fejesës, e cila ka shkaktuar habi me çmimin e saj.

Sipas “Hello Magazine”, unaza me gur diamanti e Blertës mund të ketë kushtuar rreth 140 mijë euro. Gazeta ka kontaktuar ekspertë të bizhuterive të çmuara për të vlerësuar gurin dhe punimin e saj.

Eksperti Nilesh Rakholia shpjegoi se unaza është “e punuar bukur” dhe shumë e vlefshme, si nga aspekti financiar, ashtu edhe sentimental. Ai theksoi se për një diamant qendror me 2-3 karat, me qartësi dhe ngjyrë të shkëlqyer, vlera mund të arrijë midis 80,000 dhe 120,000 paund (rreth 100,000-150,000 dollarë).

Pamjet e ceremonisë dhe unazës u ndanë edhe në rrjetet sociale nga çifti, duke bërë që lajmi të bëhet kryefjalë e mediave dhe fansave të familjes mbretërore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngjarjet e dates 16 tetor 68f01c6eb7658
Lajmi i mëparshëm

Ngjarjet e datës 16 tetor

begaj mesazh te rinjve keni energjine dhe potencialin e brezit qe do te ndertoje te ardhmen 68f03035421bf
Lajmi i radhës

Begaj mesazh të rinjve: Keni energjinë dhe potencialin e brezit që do të ndërtojë të ardhmen

Të fundit nga

ShkoLartë