u ekstradua nga shqiperia mbreti i kriptomonedhave gjendet pa jete ne burg 69061484dfb89

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

November 1, 2025
1 minut lexim

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke  dhe I ekstraduar në Turqi në prill të vitit 2023 është gjetur i vdekur në qelinë e tij.



I njohur si “mbreti” i kriptomonedhave dhe themelues i platformës tashmë të falimentuar “Thodex”, i riu është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, ndërsa lajmi është konfirmuar nga transmetuesi shtetëror TRT.

Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Özer të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa autopsia pritet të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes.

Në shtator të vitit 2023, themeluesi i Thodex u dënua me 11.196 vite burg për akuzat e pastrimit të parave, mashtrimit dhe krijimit të një organizate kriminale. Prokuroria kishte kërkuar një dënim prej 40.562 vitesh burg.

Özer konsiderohej si organizatori i një prej skandaleve më të mëdha financiare në historinë e Turqisë, pasi mijëra investitorë humbën kursimet e tyre pas kolapsit të bursës së kriptomonedhave “Thodex”. Ai akuzohej për mashtrimin e 391 mijë qytetarëve, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 2 miliardë dollarësh.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hamasi dorezoi dje tre trupa izraeli akuzon grupin rebel nuk i perkasin pengjeve izraelite 69061045355df
Lajmi i mëparshëm

Hamasi dorëzoi dje tre trupa, Izraeli akuzon grupin rebel: Nuk i përkasin pengjeve izraelite

rritje pagash dhe shujte ditore per punonjesit e hk trainkos 69061572b37df
Lajmi i radhës

Rritje pagash dhe shujte ditore për punonjësit e HK-Trainkos

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë