u deshen 3000 vjet donald trump nenshkruan planin e paqes per gazen 68ed404385644

“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën

October 13, 2025
min lexim

Donald Trump ka nënshkruar planin e paqes në Gaza në samitin me liderët rajonalë në Sharm el-Sheikh, duke e përshëndetur atë si një “nënshkrim shumë të rëndësishëm”.

Teksa e bënte këtë gjë, ai tha: “Kjo na mori 3,000 vjet, a mund ta besoni? Dhe do të qëndrojë”. “Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për botën”, shtoi Presidenti amerikan.

Ai thotë se marrëveshja është aq e madhe sa do të shmangë një Luftë të Tretë Botërore, e cila, sipas Trump mund të kishte ndodhur në Lindjen e Mesme.

Pas Trump firmën mbi planin e paqes e hodhi edhe udhëheqësi egjiptian Abdel Fattah al Sisi dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Trump duket se po e shijon udhëheqjen e samitit, teksa falënderoi stafin dhe ndihmësit e tij për arritjen e asaj që ai mendonte se do të ishte marrëveshja “më e vështirë” për t’u arritur

“Mendova se kjo ndoshta do të ishte më e vështira, dhe ndoshta në shumë mënyra ishte, por ne kishim shumë talente të mëdha. Kishim një gamë të mahnitshme talentesh dhe na ndihmuan, në veçanti, vendet e përfaqësuara në këtë tryezë”, tha presidenti Trump.

Nuk është ende e qartë se çfarë saktësisht përfshihet në dokumentin që nënshkruan udhëheqësit, por Trump tha se do të mbajë një fjalim përpara se të takohet privatisht me udhëheqësit.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbyllja e autostrades tirane durres trafik i renduar ne tirane 68ed3f1598b2b
Lajmi i mëparshëm

Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë

dashuria nen presion sfidat e marredhenieve moderne 68ed425304109
Lajmi i radhës

Dashuria nën presion, sfidat e marrëdhënieve moderne

Të fundit nga

ShkoLartë