u deklarua si transgjinor aktori i njohur prezanton publikisht partneren e tij te re 6862f12899ba3

U deklarua si transgjinor, aktori i njohur prezanton publikisht partneren e tij të re

June 30, 2025
1 minut lexim

Elliot Page ka zbuluar për herë të parë publikisht lidhjen e tij të re me aktoren Julia Shiplet përmes një postimi në Instagram. Kjo është hera e parë që ylli i “X-Men” dhe “The Umbrella Academy” prezanton një partnere që nga dalja e tij si burrë transgjinor në vitin 2020.

Në postimin e fundit, Page ndau një selfie ku shfaqet i buzëqeshur pranë Shiplet, e njohur nga seriali “Overcompensating”. Fotoja ishte shoqëruar me një emoji ylberi dhe dy zemra, por pa dhënë detaje të mëtejshme për marrëdhënien e tyre.

Julia Shiplet, 38 vjeç, konfirmoi romancën duke postuar një foto të Elliot Page me mbishkrimin “Gëzuar Krenarinë”.

Aktori, gjithashtu 38 vjeç, nuk ishte parë publikisht në shoqërinë e dikujt që nga momenti kur njoftoi ndryshimin e tij të gjinisë në vitin 2020. Në një intervistë me Los Angeles Times në qershor 2023, ai ndau se po kalonte “kohën më të këndshme që ka pasur ndonjëherë duke u takuar” dhe theksoi rëndësinë e ndjesisë së vetvetes:

“Bashkëveprimi me njerëzit është shumë më i lehtë dhe më kuptimplotë, sepse nuk ndihem i humbur brenda ose sikur po më shohin në mënyrën e gabuar.”

Para kësaj lidhjeje, Page ishte i martuar me balerinën Emma Portner nga viti 2018 deri në 2021. Në kujtimet e tij të vitit 2023, “Pageboy”, ai zbuloi edhe një lidhje të fshehtë dyvjeçare me një aktore që e quante “Ryan”, e cila nuk kishte dalë më parë në publik.

Gjithashtu, Elliot ka pasur lidhje romantike më parë me aktoret Kate Mara dhe Olivia Thirlby, bashkë-yllin e tij në filmin “Juno”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

neser temperaturat deri ne 32 grade celsius 6862effc77c62
Lajmi i mëparshëm

Nesër temperaturat deri në 32 gradë Celsius

zevendesdrejtori i dhp se fisnik mela viziton administraten tatimore te kosoves 6862f52617870
Lajmi i radhës

Zëvendësdrejtori i DHP-së, Fisnik Mela viziton Administratën Tatimore të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë