u cenua siguria kombetare ish prokurori policia kaos ne mbledhjen e provave 6913ac9fd0f3c

“U cenua siguria kombëtare”, ish-prokurori: Policia kaos në mbledhjen e provave

November 11, 2025
1 minut lexim

Ish-prokurori Eugen Beci tha  se atentati i ndodhur në mes të ditës 100 metra larg aeroportit të Rinas është cenim i rëndë i sigurisë kombëtare.

Sipas Becit, mënyra si e ka menaxhuar policia e shtetit këtë ngjarje sa i përket mbledhjes së provave është kaotike.

“Është një ngjarje e vështirë që duhet parë në 3 drejtime pavarësisht nga pasojat njerëzore që janë shumë të rënda. E para duhet parë a cenon sigurinë e rendit në aeroportin e vetëm ndërkombëtar që kemi. Të shtënat cenojnë sigurinë e aeroportit dhe të fluturimeve. E dyta, fakti që kemi të bëjmë me një vrasje të mirëorganizuar tregon se rendi dhe siguria është vënë në pikëpyetje të madhe që në një vend të sigurt si aeroporti të ndodhë një ngjarje kaq e rëndë. Dhe e treta që krimi i organizuar është më i fortë se kurrë sot që flasim.

Fakti që ka një rreze të madhe të të shtënave, të mendosh gjurmët që kanë lënë plumbat në vendngjarje tregon se është cenuar në mënyrë të drejtpërdrejtë rendi dhe siguria edhe siguria e fluturimeve. Mënyra si e ka menaxhuar policia e shtetit sa i përket mbledhjes së provave duhet thënë me plot gojën është një kaos total”, tha ish-prokurori.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas kocanit protesta per viktimat e zjarrit zhvendoset ne shkup 6913aa8eaf83b
Lajmi i mëparshëm

Pas Koçanit, protesta për viktimat e zjarrit zhvendoset në Shkup

shteti i rajonit ne kembe ndeshja me kroacine eshte me rrezik te larte biletat jane te personalizuara 6913acf449c6b
Lajmi i radhës

Shteti i rajonit në këmbë, ndeshja me Kroacinë është me rrezik të lartë, biletat janë të personalizuara!

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë