u bllokua si pasoje e reshjeve te debores rruga e dardhasit rikthehet ne qarkullim pas tre ditesh 69613cd46affe

U bllokua si pasojë e reshjeve të dëborës, Rruga e Dardhasit rikthehet në qarkullim pas tre ditësh

January 9, 2026
1 minut lexim

Rruga e Njësisë Administrative Dardhas, është rihapur ditën e sotme pas tre ditësh bllokim. Bllokimi kësaj rruge është bërë për shkak të reshjeve të dëborës, që kanë përfshirë një pjesë të vendit ditët e fundit.

Bashkia Pogradec, me mjetet e saj dhe me ndihmën e kompanive private, ka bërë të mundur zhbllokimin e rrugës, në mënyrë që qarkullimi i automjeteve të vijijë normalisht.

Kjo ka mundësuar kalimin e automjeteve drejt Dardhasit dhe pesë fshatrave të tjerë që janë pjesë e kësaj njësie administrative.

Gjatë ditës së sotme në zonë shkuan për ta inspektuar nga afër prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, si dhe deputeti Bledi Çomo. Ata  thanë se kjo është bërë e mundur nga puna e pandërprerë e ekipeve përkatëse. Ndërsa e konsideruan si një shërbim dhe nevojë jetie për komunitetin e zonës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pld qeveria teknike nuk do ti ushqeje qytetaret eshte koha per reforma te verteta 69612f195d128
Lajmi i mëparshëm

PLD: Qeveria teknike nuk do t’i ushqejë qytetarët, është koha për reforma të vërteta

nen shenjen e vazhdimesise ferrari i ri do te quhet sf 26 69613d36b0cca
Lajmi i radhës

Nën shenjën e vazhdimësisë; Ferrari i ri do të quhet SF-26

Të fundit nga

ShkoLartë