u arrestua dhe me pas u la i lire reagon avokati ulian barjami isha viktime e nje ndalimi te paligjshem 68fc9a5440e0d

U arrestua dhe më pas u la i lirë, reagon avokati Ulian Barjami: Isha viktimë e një ndalimi të paligjshëm!

October 25, 2025
1 minut lexim

Avokati Ulian Barjami, i cili pak ditë më parë u arrestua, dhe më pas u la i lirë, pasi u akuzua se intimidoi gjyqtarin e çështjes ka reaguar.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Bajrami, në Ditën Europiane të Avokatëve, theksoi se ishte viktimë e një ndalimi të paligjshëm.

“Sot, në Ditën Europiane të Avokatëve, ndjej më shumë se kurrë peshën dhe përgjegjësinë që mbart ky profesion fisnik. Ngjarja e fundit, ku u gjenda viktimë e një ndalimi të paligjshëm, nuk ishte vetëm një përvojë personale, ishte një kujtesë e fortë se respekti për avokatin është respekt për drejtësinë.

Kjo ditë na kujton se avokatët janë mburoja e qytetarëve përballë çdo padrejtësie. Çdo cenim ndaj tyre është cenim ndaj vetë themeleve të shtetit të së drejtës.

Le ta shfrytëzojmë këtë ditë për të reflektuar, për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur dinjitetin e profesionit tonë. Sepse drejtësia nuk ekziston pa avokatin, dhe avokati nuk mund të ekzistojë pa respektin që i detyrohemi si shoqëri. ⚖️”, shkruan Barjami.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aki i bashkohet vlen it per te fituar bervenicen 68fc98508edb6
Lajmi i mëparshëm

AKI i bashkohet VLEN-it për të fituar Bërvenicën

curri te tregojme respekt per kundershtarin por asnjehere frike 68fc9ab3c6db5
Lajmi i radhës

Curri: Të tregojmë respekt për kundërshtarin, por asnjëherë frikë

Të fundit nga

ShkoLartë