u anuluan dhjete amendamente ne diten e dyte te debatit per buxhetin e vitit 2026 te 691e368f4910a

U anuluan dhjetë amendamente në ditën e dytë të debatit për buxhetin e vitit 2026-të

November 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 nëntor – Komisioni i Kuvendit për Financim dhe Buxhet nesër në mesditë do të vazhdojë debatin e amendamentet për Propozim-Buxhetin për vitin 2026, njoftoi nënkryetarja e Komisionit, Jovanka Trençevska, duke mbyllur ditën e dytë të debatit të amendamentet.

Gjatë debatit të sotëm u shqyrtuan dhe u refuzuan 10 amendamente, me të cilat deputetët kërkuan mjete shtesë për Ministrinë e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Agjencinë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Agjencinë për Inovacione, për paga më të larta në polici.

Për propozim-buxhetin për vitin 2026 janë paraqitur 203 amendamente.

Dje (18 nëntor) u pranua pjesërisht amendamenti i LSDM-së për rritjen e rrogave në Agjencinë Teknike Operative (ATO).

Me propozim-buxhetin për vitin 2026, rritja ekonomike parashikohet në 3.8 përqind, inflacioni në 2,5 dhe deficiti buxhetor në 3,5 përqind të PBB-së. Të ardhurat totale parashikohen në 374,7 miliardë denarë, shpenzimet totale në 413,9 miliardë denarë, kurse investimet kapitale në 40,5 miliardë denarë (650 milionë euro).

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, më 4 nëntor njoftoi se projektbuxheti për vitin 2026 do të paraqitet në seancë plenare më 9 dhjetor. Më 28 tetor, propozim-buxheti për vitin 2026-të u miratua nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ky plan u propozua nga ministrja e financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjorgjievski jane pergatitur 1 032 vendime per tatimin e prones 691e2f7406865
Lajmi i mëparshëm

Gjorgjievski: Janë përgatitur 1 032 vendime për tatimin e pronës

buxheti 2026 nuk i perket qytetareve ramadan likaj kontrollohet nga balluku dhe 691e38966f6ef
Lajmi i radhës

“Buxheti 2026 nuk i përket qytetarëve”, Ramadan Likaj: Kontrollohet nga Balluku dhe…

Të fundit nga

ShkoLartë