Tymi ‘mbulon’ Elbasanin, zjarri aktiv prej 15 orësh

July 2, 2025
1 minut lexim

Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit.

Tymi që vazhdon tashmë prej në shumë se 15 orësh ka mbuluar të gjithë zonën. Vazhdon përpjekja e disa dhjetëra efektivëve zjarrfikës për fikjen e zjarrit.

Era e fortë favorizon zjarrin dhe bën të vështirë fikjen e tij. Gjatë natës tymi toksik mbuloi të gjithë qytetin e Elbasanit teksa era frynte nga perëndimi në drejtim të lindjes.

E tashmë që era ka ndryshuar drejtim reja e tymi ka mbërritur deri në qytetin e Cërrikut në anën perendimore të Elbasanit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Filloi zgjidhja e problemit të shkollës në Nerovë – Qeveria merr vendim për çështjen pronësore

Të fundit nga

ShkoLartë