tv news 24 televizioni i protestave rinore e qytetare per triumfin e kombit 6a5db753bdf6d

TV NEWS 24, televizioni i protestave rinore e qytetare për ‘Triumfin e Kombit’

July 20, 2026
min lexim

Po mbushen 50 dItë që në Tiranë rinia patriotike dhe qytetarët shqiptarë po mbajnë e zhvillojnë protestat më të mëdha ne Historinë e Shqipërisë si një Lëvizje gjithkombëtare për Triumfin e Kombit, të këtyre protestave që po i japin hov zhvillimit  dhe progresit patriotik e demokratik të Shqipërisë si dhe emancipimit për një  politikës të re kundër establishmentit dhe elitës së vjetër politike e mediatike të regjimit të korrupsionit, hajnisë e tradhëtisë

Ajo që cudit është fakti që e kontatojnë dhe e thonë protestuesit në këto protesta, është ajo se ata falenderojnë  kryesisht dhe vetëm TV NEWS  24 ,i cili është i vetmi televizion që ka pasqyruar  në ekranin e publikut dhe për publikun këto protesta rinore e qytetare që ditën  parë të tyre.

Pa TV NEWS  24 këto protesta  të kësaj Lëvizje për Trumfin e kombëtarizmit dhe patriotizmit , këto protesta do ishin në terr informativ sepse  mediat e tjera rrinë jo vetëm ‘indifente’, por madje edhe mundësojnë që në emisionet e tyre të ftojnë individë që shprehen, intrigojnë dhe hipokrizojnë kundër këtyre protestave  dhe që nuk janë aspak në rolin fisnik që mediat duhet të luajnë, atë të pushtetit  opozitar dhe të mbrojtjes së shqetësimeve  dhe prokopimeve të shoqërisë shqiptare.Ato janë si pushteti  i korrupsionit, pra nuk janë në anën e duhur të historisë dhe të interesit kombëtar, por media mercenare të parësë e të pushtetit, prandaj edhe zëri i  protestës shpesh edhe dëgjohet e bën thirrje, bojkotoni mediat!

Tashmë protestat patriotike të rinisë shqiptare dhe kauzat madhore që ajo i shtron si zgjidhje, këto protesta   tashmë kanë hyrë në Histori dhe shënojnë Epokë, nisur  nga fakti i mbështetjes së jashtëzakonshme të tyre nga e gjithë rinia shqiptare, studentore dhe elita qytetare, por që ditën e parë të tyre  këto protesta janë mbështetur fuqishëm edhe nga diaspora patriotike shqiptare në perendim ,  protesta të cilat  pasqyrohen  edhe nga  mediat ndërkombëtare   duke u dhënë atyre  dimension jo vetëm gjithkombëtar por edhe ndërkombëtar, edhe si një leksion qytetarie e modeli paqësor.

Këto protesta po bëjnë zgjimin dhe ndërgjegjsimin  për domosdoshmërinë e zgjidhjes së cështjes kombëtare shqiptare  ,Triumfin e Kombit ,Bashkimin  Kombëtar.

Në kryeqytetin e Shqipërisë në  Tiranë këtij qyteti tashmë mund t’i vihet emri edhe si qyteti i rezistencës dhe i protestave rinore  për luftën kundër korrupsionit, krimit ,tradhëtisë së politikës; protestave të cilat do i bëjnë detyrimisht politikës shqiptare Veting-un , ndarjen e Shqipërisë nga politika e vjetër, nga ajo   komuniste dhe nga e kaluara e tranzicionit të regjimit të korrupsionit të këtyre 35 viteve.

Këto protesta  po sjellin kthimin e besimit dhe të shpresës te shqiptarët se Shqipëria bëhet, protesta të cilat do ndalin  largimin e shqiptarëve nga atdheu dhe do mundësojnë e frymëzojnë  kthimin e shqiptarëve në tokën, atdheun dhe në shtetin e tyre, prandaj kudo në Europë  protestojnë diaspora kundër regjimit politik ,kundër politikës së vjetër , kundër krimit, korrupsionit, hajdutërisë dhe kundër  politikës aktuale të këtij tranzicioni në Shqipëri dhe kunder pazareve të saj me trojet shqiptare.

Urojmë që këto protesta të mos ndalen deri në realizimin e kauzave dhe të misionit historik të nisur prej kësaj rinie e qytetarie patriotike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

57 vjet me pare njeriu zbriti ne hene 6a5db6da875e2
Lajmi i mëparshëm

​57 vjet më parë njeriu zbriti në Hënë

fsk ja gjen trupin e pajete te personit te zhdukur ne liqenin e batllaves 6a5dd311dd1cb
Lajmi i radhës

​FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës

Të fundit nga

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit, duke synuar, sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), degradimin e kapaciteteve ushtarake iraniane që përdoren për sulme ndaj anijeve
ShkoLartë