tusk polonia do te ndertoje ushtrine me te fuqishme ne evrope 69581ff3925fa

​Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

January 2, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka shpallur vitin 2026 një “vit të përshpejtimit polak”, duke premtuar se do të ndërtojë “ushtrinë më të fuqishme në Evropë”, do të rrisë investimet në infrastrukturë dhe do të mbajë qëndrim më të ashpër ndaj krimit.

Në një takim të vitit të ri, siç raporton “TVP World”, Tusk tha se qeveria e tij do të përshpejtojë zgjerimin ushtarak, do të nisë projekte të mëdha infrastrukturore dhe do të vazhdojë atë që e quajti “ripolonizim” dhe rindërtim të industrive kryesore, përfshirë sektorin e mbrojtjes, shkruan AA.

“Ne do të përshpejtojmë ndërtimin e ushtrisë më të fuqishme në Evropë. Ne do të përshpejtojmë investimet e mëdha në infrastrukturë. Ky do të jetë një vit i zhvillimit strategjik të shpejtë në Detin Baltik”, tha Tusk.

Ai gjithashtu njoftoi planet për të vendosur një rregull të rreptë “Polonia e para” në prokurimin publik.

Tusk premtoi masa më të ashpra kundër krimit, duke theksuar se autoritetet do të “ashpërsojnë masat kundër kriminelëve të të gjitha llojeve”, përfshirë tregtarët e drogës, politikanët e korruptuar dhe ata që ai i përshkroi si militantë pro-rusë, transmeton ATSh.

“Kushdo, pa përjashtim, që shkel ligjin do të pendohet shumë vitin e ardhshëm”, tha ai duke shtuar se Polonia do të bëhet “një oazë e sigurisë”. Duke reflektuar mbi vitin 2025, Tusk e përshkroi vitin e kaluar si një pikë kthese për vendin, pavarësisht paqëndrueshmërisë globale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

albin kurti vendos rekord te ri zgjedhor 69581fde98872
Lajmi i mëparshëm

Albin Kurti vendos rekord të ri zgjedhor

prince caffe lajm i rreme i porositur ne bashkepunojme me brende globale 695824b382973
Lajmi i radhës

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

Të fundit nga

Albin Kurti vendos rekord të ri zgjedhor

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin e tij që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9 shkurtit, si lideri më i votuar. Nga numërimi
ShkoLartë