tushi shqiperia nder vendet me ritmin me te shpejte te plakjes ne europe 69c586985fa2d

Tushi: Shqipëria ndër vendet me ritmin më të shpejtë të plakjes në Europë

March 26, 2026
1 minut lexim

Sociologu Gëzim Tushi ishte i ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, ku foli për rënien e lindshmërisë dhe ndikimin e saj në strukturën demografike të vendit.

Gjatë fjalës së tij, Tushi theksoi se ulja e lindshmërisë nuk është një fenomen i izoluar, por një problem që prek gjithë Europën.

Ai nënvizoi se shumë vende kanë aplikuar praktika të suksesshme për të nxitur lindjet, duke sugjeruar se edhe Shqipëria mund të përfitojë nga këto modele.

Sipas sociologut, situata në vend mbetet shqetësuese, pasi mosha mesatare e popullsisë ka arritur në 44.5 vjeç teksa u shpreh se ritmi i plakjes në Shqipëri është ndër më të lartët, çka përbën një sfidë serioze për të ardhmen ekonomike dhe sociale.

Tushi theksoi se përballë këtij realiteti, nevojiten politika të mirëfillta mbështetëse për familjet e reja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

australia ndalon hyrjen e turisteve iraniane me viza gjashtemujore 69c585cb1f183
Lajmi i mëparshëm

Australia ndalon hyrjen e turistëve iranianë me viza gjashtëmujore

deshmitarit jam ftuar ne zyren e ish kryeshefit nagip krasniqi tere kohen ka insistuar te nenshkruhet kontrata me operatorin litwin 69c586b37f92c
Lajmi i radhës

Dëshmitarit: Jam ftuar në zyrën e ish-kryeshefit Nagip Krasniqi, tërë kohën ka insistuar të nënshkruhet kontrata me operatorin “Litwin”

Të fundit nga

ShkoLartë