tushemisht kaloi vijen liqenore bllokohet mjeti lundrues me 7 persona 68a797dc70d61

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona

August 22, 2025
1 minut lexim

Një mjet lundrues me 7 persona në bord është bllokuar nga policia kufitare në Pogradec pasi kishte kaluar vijën liqenore në mënyrë të paligjshme.



Për secilin prej shtetasve që udhëtonin në mjetin lundrues u morën masa administrative, sipas ligjit.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, konstatuan përballë fshatit Tushemisht një mjet lundrues tip Jet Ski, që po lundronte në ujërat territoriale të Shqipërisë, me 7 persona në bord. Nga verifikimet e kryera, rezultoi se mjeti kishte kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Ai, së bashku me personat në bord, u shoqërua në Stacionin e Policisë për procedura të mëtejshme.

Në përfundim të verifikimeve, në zbatim të ligjit nr. 127, datë 15.10.2020 “Për mjetet lundruese”, neni 14, pika 1, shkronja “b”, u vendos masë administrative 10 000 lekë ndaj një shtetasi të mitur, ndërsa në bazë të ligjit nr. 39, datë 26.06.2025 “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, neni 35, pika 5, shkronja “d”, u vendosën masa administrative 50 000 lekë për secilin nga 6 shtetasit madhorë.

Mjeti lundrues u bllokua, ndërsa shtetasit do të largohen vullnetarisht nga PKK Tushemisht”, bëri me dije policia.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zelensky akuzon rusine per shmangie te qellimshme te nje takimi me putinin moska nuk kerkon paqe 68a794c637ed1
Lajmi i mëparshëm

Zelensky akuzon Rusinë për shmangie të qëllimshme të një takimi me Putinin: Moska nuk kërkon paqe!

zelensky akuza rusise se po shmang takimin e tij me putinin 68a79909bcc17
Lajmi i radhës

Zelensky akuza Rusisë se po shmang takimin e tij me Putinin

Të fundit nga

ShkoLartë