turqia pershkallezon masat ndaj izraelit mbyll portet per anijet izraelite dhe vendos kufizime ne hapesiren ajrore 68b1cc657c0bf

Turqia përshkallëzon masat ndaj Izraelit, mbyll portet për anijet izraelite dhe vendos kufizime në hapësirën ajrore

August 29, 2025
1 minut lexim

Turqia ka ndërmarrë masa të reja të ashpra ndaj Izraelit, duke përshkallëzuar më tej reagimin diplomatik dhe ekonomik ndaj ofensivës izraelite në Gaza.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, njoftoi gjatë një seance në parlament se Ankaraja ka ndaluar hyrjen e anijeve izraelite në portet turke, ndërsa njëkohësisht u ka ndaluar edhe anijeve me flamur turk të shfrytëzojnë portet izraelite.

Përveç masave detare, Fidan bëri të ditur se janë vendosur edhe kufizime në hapësirën ajrore turke për avionët që lidhen me Izraelin, duke përfshirë ndalimin e hyrjes për avionë që transportojnë armë dhe municione me destinacion shtetin hebre.

Ne e kemi ndërprerë plotësisht tregtinë me Izraelin, kemi mbyllur portet tona për anijet izraelite dhe nuk po lejojmë as anijet tona të shkojnë në portet izraelite”, deklaroi Fidan.

Më tej ai shtoi “Nuk do të lejojmë as anije kontejnerë që transportojnë armë e municione për në Izrael të hyjnë në portet tona apo avionë të tillë të fluturojnë në hapësirën ajrore turke.”

Turqia ka qenë një ndër kritiket më të zëshme të ofensivës izraelite në Gaza, duke e akuzuar Izraelin për gjenocid në enklavë, një akuzë që Tel Avivi e ka mohuar vazhdimisht. Qeveria turke ka pezulluar të gjitha marrëdhëniet tregtare me Izraelin dhe ka bërë thirrje për masa të menjëhershme ndërkombëtare, duke i kërkuar fuqive të mëdha që të ndalojnë mbështetjen ndaj shtetit izraelit.

Sipas agjencisë Reuters, autoritetet portuale turke kishin nisur prej javësh të kërkonin deklarata zyrtare nga anijet që ndalojnë në portet turke, ku të konfirmohej se ato nuk ishin të lidhura me Izraelin dhe nuk transportonin mallra ushtarake.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

akuzohet per spiunazh dhe bashkepunim me rusine austria ngre padi penale ndaj ish zyrtarit egisto ott 68b1cab44ee4e
Lajmi i mëparshëm

Akuzohet për spiunazh dhe bashkëpunim me Rusinë, Austria ngre padi penale ndaj ish-zyrtarit Egisto Ott

policia rrugore shofereve udhetoni me kujdes jo me shpejtesi mbi normat e lejuara 68b1cf72b9896
Lajmi i radhës

Policia Rrugore-shoferëve: Udhëtoni me kujdes, jo me shpejtësi mbi normat e lejuara

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë